Rritet niveli i ujit në liqenet e Maqedonisë së Veriut

Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit dhe të Prespës është rritur për dy centimetra, kurse niveli i liqenit të Ohrit është më i lartë për një centimetër krahasuar me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Enti Hidrometeorologjik.

Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është 1.91 metra më i lartë se mesatarja në muajin maj, ndërsa nivelet e liqenit të Prespës dhe Ohrit janë më të ulëta se mesatarja, për 1.97 metra në Prespë dhe 23 në Liqenin e Ohrit.StrugaLajm

Niveli i ujit pothuajse në të gjithë lumenjtë e vendit është më i lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit dhe kryesisht shënon rritje në krahasim në ditët e djeshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...