Policia njofton se më 14 maj 2023, rreth orës 00:50 në rrugën rajonale Strugë-Dibër, në hyrje të fshatit Veleshtë, 21-vjeçari A.O duke drejtuar automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Strugës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Një mjek nga Qendra Mjekësore nga Struga ka konstatuar vdekjen. Inspektim është kryer nga Prokurori Publik dhe ekipi inspektues i NJPB të Strugës, njofton MPB.
Artikuj të ngjashëm
Lexo gjithashtu:
Close - A kanë gojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut?21 hours më parë