Rritet varfëria në Strugë,janë shtuar familjet që kanë nevojë për ndihmë

Pandemia si dhe rritja e çmimeve të ushqimeve dhe rrymës, ka kontribuar në rritjen e numrit të qytetarëve që po luftojnë për një ekzistencë elementare transmeton Strugalajm.com. Edhe pse ka pasur rritje të pagës minimale , rritja e kostos së jetesës është më e madhe. Nga Kryqi i Kuq i Strugës thonë se çdo ditë pranojnë kërkesa për ndihmë me ushqime, veshmbathje dhe ushqime bazike. Më të prekurit janë familjet e mëdha dhe prindërit e vetëm.

– “Është fakt që ka rritje dhe ndihet në Kryqin e Kuq. Rritja e çmimeve , duke u bërë më e shtrenjtë jeta reflektohet në shtimin e rasteve sociale. Vijnë në Kryqin e Kuq dhe po kërkojnë ndihmë”, tha Adurime Dauti, sekretare e Kryqit të Kuq të Strugës për Ohridnet.

Ndihma humanitare nga Kryqi i Kuq marrin edhe familjet nga Ukraina që për shkak të luftës po qëndrojnë në Strugë.

– “Nevojat e tyre plotësohen nga Kryqi i Kuq, qoftë në mjete higjienike, ushqimore, veshmbathjeje. “Ka raste që nuk kanë nevojë dhe deklarojnë se nuk janë raste sociale dhe mund të mbijetojnë”, ka shtuar Dauti.StrugaLajm

Seria e rritjeve të çmimeve që vijnë më së shumti për shkak të krizës së furnizimit me produkte bazë për shkak të pandemisë, por tashmë më së shumti për shkak të krizës ruso-ukrainase, tashmë ndihet në vend, por edhe në rajon, por edhe globalisht. Edhe familjet që vuajnë nga varfëria marrin mbështetje sociale nga Qendra për Çështje Sociale.

Drejtori Mevmed Halili thotë se të dhënat e tyre tregojnë e rritjen e numrit të qytetarëve në nevojë që kërkojnë ndihmë financiare.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...