Pothuajse tre herë më i lartë është niveli i lumit Treska në Makedonski Brod në krahasim me mesataren për muajin shkurt, ndërsa Vardari dhe Sateska dyfish janë rritur, tregojnë të dhënat e sotme hidrologjike.
Sipas DPHM-së, rritjet e Pçinjës, Drinit të Zi dhe Strumicës nuk janë drastike, ndërsa nivele më të ulëta tregojnë Bregallnica dhe Kriva Reka.
Te niveli i ujit në liqenin e Ohrit, Prespës dhe Dojranit nuk ka pothuajse kurrfarë ndryshime në raport të vlerave mesatare.