Sadi Bexheti: Ja pse po rikandidoj për Tetovën

Profesori universitar, Sadi Bexheti sot zyrtarisht është promovuar për kandidat për kryetar të komunës së Tetovës nga radhët e PDSH-së. Ai në një konferencë për media ka shpalosur platformën e tij për Tetovën. Ja fjalimi i tij:

“Gjendem para jush për t’ju dhënë lajmin se me propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare pranova të jem kandidat për kryetar të qytetit të Tetovës. Mes shumë zhgënjimeve për dy mandate të qeverisjes lokale aktuale, i udhëhequr nga një vullnet i madh për ta zhvilluar vendbanimin tonë në një vend më të mirë, jetën familjare e qytetare më të pasur, angazhohem në këtë sfidë me kërkesë të kryetarit dhe qytetarëve të Tetovës.ReklameReklamë:

Në vazhdimësi po përjetojmë pasojat e keqmenaxhimit lokal duke u nisur nga nevojat themelore të njeriut deri te ato për zhvillim intelektual. Nuk po mundemi të mendojmë për gjëra tjera sepse na mungon uji i pijshëm, Nuk po mundemi t’i besojmë institucionit të Komunës sepse kanë uzurpuar pronën publike dhe janë zhytur në afera korruptive me lejet e ndërtimit. Nga një qytet me kulturë të pasur dhe jetë qytetare të mirëfilltë, Tetova është shndërruar në një qytet ku asgjë e mirë nuk promovohet, aktivitetet sportive dekurajohen, kapaciteti i tetovarëve të rinj po nënçmohet dhe kjo fatkeqësisht i përcjell tetovarët në migrim.StrugaLajm

Kaosi në komunikacion po iu merr minuta të vlefshme tetovarëve dhe i vonon në qëllimet e tyre fisnike, Rrugët e shkatërruara na dëmtojnë xhepat. Papastërtia dhe ajri i ndotur na len me pasoja shëndetësore. Arsimi i rrënuar, duke filluar nga çerdhet deri te universitetet, do të na lërë me pasoja afatgjata në zhvillimin arsimor dhe edukativ. Zanatçinjtë, bujqit dhe bizneset e vogla nuk marrin asnjë mbështetje, kjo ka vështirësuar dhe madje edhe ka rrënuar aktivitetin e familjeve tetovare. Komuna e korruptuar, joefikase dhe pengesat e shumta burokratike tetovarëve ua ka sjellë në majë të hundës. Në mungesë totale të transparencës dhe llogaridhënies qytetarët kanë ngelur pa asnjë derë të hapur. Kjo po na e bën jetën shumë të vështirë.StrugaLajm

Ndërtimet e paligjshme dhe ndërtesat e njerëzve të afërt me pushtetin lokal tetovarëve ua zënë dritën, ua marrin mundësitë e barabarta dhe në fund edhe bukën e gojës. Të dashur miq, përveçse të theksoj problemet tona, sot jam këtu që t’ju jap shpresë. Unë kam qenë kryetar i këtij qyteti, kam jetuar, jetoj dhe do të vazhdoj të jetoj në këtë qytet. E njoh mirë këtë vend, çdo mëhallë të saj, çdo rrugicë e çdo fshat, duke filluar prej Liseci deri në Saraqinë e prej Reçice deri në Poroj e Xhepçisht. Qyteti më i madh i shqiptarëve të Maqedonisë, nuk e meriton këtë gjendje të rënduar. Kandidatura ime garanton luftë të pakompromis kundër korrupsionit, zhvatjes dhe krimit të organizuar. S’kam dalë kundër kërkujt, as nuk kam kundër askujt, kam dalë për të gjithë qytetarët e Tetovës. I hyj kësaj sfide për shkak se Tetova meriton më mirë, tetovarët meritojnë më shumë dhe se e mira do të triumfojë mbi të keqen. Ky është një motiv i madh për mua.

Bashkë me ekipin tim profesional dhe të kualifikuar, do të hartojmë e zhvillojmë projekte që do t’ua zgjidhin tetovarëve problemet me të cilat ballafaqohen. Do t’i bind BE-në, SHBA-të, Turqinë, Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë dashamirët tjerë të na ndihmojnë në rimëkëmbjen e Tetovës. Për t’i financuar këto projekte ekipi im do të angazhohet që të maksimizojmë fondet nga institucionet ndërkombëtare si dhe t’i shpërndajmë në mënyrë të drejtë dhe produktive. Jam i bindur se me përkrahjen tuaj ne do t’ia dalim që Tetovën ta ngritim aty ku e meriton, ta shndërrojmë në një vend ku ofrohet shpresa dhe perspektiva për një jetë më të mirë. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...