Sadiku fton Veleshtarin në emision dhe i dhuron bluzën e Fc Zurich (Video)

Armando Sadiku dhe Ilda Bejleri kanë realizuar një emision mbi jetën e futbollistit shqiptar para disa muajsh kur ai ishte pjesë e Fc Zurich. Vetë Ilda Bejleri ka publikuar videon e cila është transmetuar kohë më parë në Digitalb. Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, Armando Sadiku u miqësua me shumë shqiptar që jetojnë atje, por vecanërisht me disa, e njëri prej tyre ishte Valdet Roci nga Veleshta e Strugës, i cili ishte pjesë e skenarit të emisionit ekskluziv të realizuar nga Digitalb për Armando Sadikun. Roci shfaqet ne video në minutën 1:01:00, duke shkuar për një vizitë te Sadiku i cili i dhuron bluzën e tij të Fc Zurich. Për “Strugalajm” Roci ka thene se miqësia me Sadikun është një privilegj për të ndërsa ka pohuar se ka raporte të shkëlqyeshme me Burim Kukelin, poashtu gjatë kohës që luante në Zvicër edhe me Admir Mehmedin, Nikcin etj. Valdet Roci është tifoz i flaktë si skuadrës së FC Zurich në Zvicër ku edhe jeton aktualisht./Strugalajm.com


StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...