Së shpejti fillon riciklimi i mbetjeve të xhamit

Maqedonia së shpejti do të ketë linjë teknologjike për riciklimin e mbetjeve të xhamit. Bëhet fjalë për linjë teknologjike plotësisht e ndërtuar dhe e projektuar nga ana e kompanive të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Projekti është financuar nga Fondit për risi dhe zhvillim teknologjik në kuadër të programit për komercializëm të risive.

Për konceptet, efektet dhe shfrytëzimin shoqëror të këtij projekti, e cila është në fazë përfundimtare, bartësi i projektit Aleksandar Panev thotë se qëllimi i projektit është trajtimi i mbetjeve të xhamit, çka në Maqedoni dero më tani diçka e tillë nuk është bërë.StrugaLajmStrugaLajm

Në lidhje me mbledhjen e mbetjeve të xhamit dhe sesi qëndrojnë rregullativat ligjore për mbledhjen e mbetjeve, Panev thotë se fillimisht do të punojnë në mbledhjen e një sasie të mbetjeve të xhamit përpara se ajo të shkojë në deponinë Drislla, të shkojë në linjat teknologjike, e paraparë në projekt. Në këtë drejtim, ai thotë se do të bashkëpunojnë me kompanitë të cilët janë mbledhës të qelqit të rrafshët si dhe me ndërmarrje publike të angazhuara për transport të xhamit.StrugaLajm

Panev thotë se me rëndësi është që projekti të fillojë me trajtimin e mbetjeve sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse në Maqedoni me dekada qelqi përfundon në deponi.

In : Aktuale

Loading...
loading...