Sela,Rashidi dhe Nasufi takim me mërgimtarët e Strugës

Të nderuar bashkqytetarë, të nderuara media, dhe ju të dashur mërgimtarë që jetoni dhe veproni në vendet e ndryshme të botës…

Aleanca për Shqiptarët – dega në Strugë, sot në datë 30.07.2022 në Strugë, pati një takim konstruktiv me mërgimtarët nga Komuna e Strugës, motorrin lëvizës të zhvillimit të këtij regjioni, të cilët kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë rol thelbësor për zhvillimin ekonomik, turistik, dhe atë shoqëror në vendlindjen tonë.

ASH – Dega në Strugë mbetet e motivuar dhe e befasuar nga këmbëngulësia e juaj për lidhjen tuaj me Strugën, dhe interesin për këtë qytet.

Fillimisht shfrytëzojmë momentin të ju shprehim faleminderimet tona për gjithçka që keni bërë deri më tani në angazhimin, interesin dhe ndihmën e juaj duke përfshirë edhe ardhjen për zgjedhjet sa herë që në vendin tonë ka pasur zgjedhje, dhe ju premtojmë se në momentin e parë kur ne si ekip do të vimë në shprehje të marrim pozitë udhëheqëse, gjë që është shumë afër, pamvarësisht llojit të pushtetit lokal ose qendror, për mënyrën dhe për punën e lehtësimit të komunikimit me ju, ndihmën e komunës ndaj jush,ndaj në komunën e Strugës ne do të formojmë Sektorin e Diasporës.

Besojmë thellë se ju i dini shumë më mirë problemet që na karakterizojnë ne si shoqëri, migrimin masiv të rinisë dhe intelektualëve dhe si rezultat sollën atë që për gati 19 vite nga Struga të largohen, ose Struga të ketë rreth 12.500 banorë më pak sipas statsistikës së fundit nga Enti Shtetëror I Statistikës, ose 660 qytetarë në vit, apo reth 2 qytetarë në ditë më pak, për shkak të :StrugaLajm

  • Punës jo efikase nëpër institucionet tona,
  • Mungesa e drejtësis nëpër institucione,
  • Politizimi dhe partizimi i skajshëm i Arsimit,
  • Politizimi dhe partizimi i skajshëm i Shëndetësisë,
  • Politizimi dhe partizimi i skajshëm i Prokurorisë dhe Gjyqësisë,
  • Politizimi dhe partizimi i skajshëm i Policisë,
  • Korrupsioni, Krimi, Konflikte Interesi,
  • Mosfunksionim i Ligjit,
  • Mosfunksionim i shtetit të së Drejtës,
  • Infrastruktura e dobët, mungesë Ujësjellësi, Kanalizimi, Ndriçimi,
  • Mungesë të rrugëve moderne, dhe elementeve të rrugës,
  • Vjedhje, Keqpërdorime, Uzurpime,
  • Mungese sigurine ne cdo sfer jete, etj. etj.

Në funksion të zgjidhjes së këtyre problemeve nevoja e NDRYSHIMIT në të gjitha sferat e jetës, sot më shumë së kurrë është e nevojshme të qëndrojmë fuqishëm në kauzën e NDRYSHIMIT, e që duhet të fillojë nga :

NDRYSHIMI i MENDËSISË së të menduarit,
NDRYSHIMI në mënyrën e punës dhe veprimit institucional,
NDRYSHIMI në mënyrën e menaxhimit institucional të institucioneve, sidomos atyre publike,
NDRYSHIMI në qasje ndaj problemeve dhe nevojave të rinisë,
NDRYSHIMI drejt vënijes në përdorim parimin e meritokracisë,
NDRYSHIMI në mënyrën e trajtimit dhe shfrytëzimit të ambientit jetësor dhe pasurive natyrore,
NDRYSHIMI në shprehjen e lirë të mendimit dhe idesë,
NDRYSHIMIT në mënyrën e respektimit të njeriut, personalitetit dhe dinjitetit të njeriut,
NDRYSHIMI në qasje në zgjidhjen e problemeve të natyrave të ndryshme, etj.

Ju Faleminderit, për prezencën tuaj dhe kohën e shpenzuar me ne sot, dhe mirë u takofshim!

In : Aktuale

Loading...
loading...