MBRETËRESHA E BUKURISË ARBËRESHE U ZGJODH FRANÇESKA FERRARA

Bexhet Asani

MBRETËRESHA E BUKURISË ARBËRESHE U ZGJODH FRANÇESKA FERRARA
Më 4 shtator 2020 në Spixanë (Spezzano Albanese) të Kozencës së Kalarisë, në udhëheqjen e bashkëshortëve Savio Montone, Cinzia Cipolla dhe stafin e tyre, u organizua edicioni i 16-të, i spektaklit “Miss arbëreshe”. Meqë u dha leja nga autoritetet për mbajtjen e këtij manifestimi kaq të rëndësishëm për arbëreshët, organizatorët morën masat e duhura, duke respektuar masat e marra nga autortetet italiane. Kështu, Manifestimi “Miss arbëreshe” kthehet me gjithë sharmin dhe ngarkesën e tij identike. Ngjarja kombëtare e rishikimit për kostumet italo – arbëreshe do të mbahet gjithashtu për edicionin 2020, në përputhje të plotë me legjislacionin anti-covid19, dhe për këtë arsye organizatorët filluan menjëherë fushatën e regjistrimit për të përcaktuar më mirë çështjet organizative të ngjarjes. Manifestimin “Miss arbëreshe” 2 sponsorizuan: Komuna e Spezzano Albanese dhe bashkë-financuar nga Rajoni i Kalabrisë PAC 2014 -2020.

Duhet theksuar se vitin e kaluar “Miss arbëreshe” u zgjodh Ilenia Colloca di Frascineto e cila u kurorëzua si mbretëresha e botës arbëreshe. Këtë vit organizata Ahì Namà, e kryesuar nga Savio Montone, në bashkëpunim me Departamentin e Turizmit, Argëtimit, Marketingut, Komunikimit të Komunës së Spezzano Albanese, të udhëhequr nga Këshilltarja Maria Galizia, po përgatitet të mbajë Edicionin e XVI-të të konkursit në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht nga koha e emergjencës në të cilën jetojmë, duke vazhduar në traditën e një ngjarje të madhe shfaqjeje, bukurie dhe identiteti.
U shpall konkursi. Konkuruan 18 kopile – vajza arbëreshe nga Kalabria dhe nga Sicilia. U zgjodh juria: Kryetar i jurisë Arbër Agalliu nga Shqipëria, anëtarë: Ballo Geri nga Shqipëria, prifti, zotëri Barrale Giuseppe nga Hora e arbëreshëve (PA) Sicili, Kostandin Bellushi (Bellusci Costantino) nga Pllatëni, katund arbëresh nga Krahina e Kozencës, i cili i ka dedikuar vashës arbëreshe poezinë “Arbëresha”, D’ Ambrosio Maria Francesca nga Çervikati, fshat arbëresh i Kozencës, Novello Jessica nga Shën Martiri i Finitës, katund arbëresh nga Krahina e Kozencës, dhe Stratigo Anna nga Ungra, fshat arbëresh i Kozencës. Spektakli u mbajt në sallën e teatrit komunal “V. Pesce” të qytetit të Spixanës. Këtë vit manifestimi “Miss arbëreshe”, pothuaj, u mbajt në kushte të jashtëzakonshme shkaku i pandemisë. Spektaklin e udhëhoqi moderatorja Deborah Rocco.

Këtë vit (2020) do të garojnë 18 kopile, për titullin e më të bukurës së Arbërisë në ngjarjen e organizuar – pas suksesit të vitit të kaluar, i cili pa rifillimin e një identiteti dhe ngjarje kulturore që ishte ndaluar për nëntë vjet – nga shoqata kulturore Ahì Namà, i kryesuar nga Savio Montone, me patronazhin e Rajonit të Kalabrisë dhe Komunës së Spezzano Albanese përmes Departamentit të Turizmit, Argëtimit, Marketimit, Komunikimit të udhëhequr nga Këshilltarja Maria Galizia. Jo vetëm një paradë bukurie por një ngjarje e vërtetë identiteti për të ndarë së bashku vlerat e Arbërisë, kostumet tipike karakteristike, historinë, zakonet, traditat kulturore që i rezistojnë kohës dhe janë bërë vlera kulturore për t’u afirmuar dhe rifilluar.
Komunitetet arbëreshe në Itali shpesh e gjejnë veten duke ecur vetëm, “ndërsa sot është e nevojshme të punohet me ata me origjinë të njëjtë” – shpjegon Savio Montone – “sepse motivimet dhe dëshira për të ruajtur traditat dhe gjuhën janë të njëjta në të gjitha qendrat arbëreshe të Italisë. Për fat të keq, sidoqoftë, distancat gjeografike dhe, ndonjëherë, parokializmat e vjetëruar, bëjnë çdo përpjekje për të krijuar pika qasjeje dhe rrjete midis komuniteteve të ndryshme Italo – arbëreshe, për të ndarë aspektet dhe traditat karakteristike. Në këtë kuptim, “Miss arbereshe” gjithmonë ka propozuar veten si një urë lidhëse, ideale midis këtyre komuniteteve, duke treguar në Sipxanë (Spezzano Albanese) dhe në realizimin e konkursit, vetëm një pikë të parë fillestare nga e cila të lëvizim për të provuar të ecim së bashku, duke ndarë gjuhën, traditat dhe kulturën, por edhe në planin afatgjatë, se cila do të jetë e ardhmja e Komunitetit të Arbërisë në Itali.
Pjesëmarrëset që do të garojnë për titullin “Miss Arbëreshe” 2020 janë:

  1. Margherita La Regina nga Spixana (Spezzano Albanese),
  2. Valeria Severino nga Shën Sofia (Santa Sofia d’Epiro),
  3. Francesca Vaccaro (Palazzo Adriano),
  4. Desirèe Chimenti nga Shën Martini (San Martino di Finita),
  5. Maria Antonella Loricchio nga Shën Dhimitër Korone (San Demetrio Corone),
  6. Francesca Ferrara nga Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi),
  7. Valentina Galeandro (Firmo),
  8. Paola Tassone (Cerzeto),
  9. Marica Catapano nga Shën Marcano (San Marzano di San Giuseppe),
  10. Martina Coppolillo (Cervicati),
  11. Laura Crescente nga Firmoza (Acquaformosa),
  12. Maria Grazia Condorelli nga Ungra (Lungro),
  13. Maria Luisa Buccolo (San Paolo Albanese),
  14. Angela La Valle (Santa Caterina Albanese),
  15. Vincenza Basile (San Benedetto Ullano),
  16. Luisa Petrassi (Mongrassano),
  17. Mariella Perrone (Frascineto) dhe
  18. Mariateresa Torchia (Maida).
    Në edicionin e 16-të “Miss arbëreshe”, i cili u mbajtë në Spixanë të Kozencës më 4 shtator 2020, Miss arbëreshja u zgjodh vajza 23 vjeçare Françeska Ferrara (Francesca Ferrara), 23 vjeç, nga Hora e arbëreshëve (Piana degli Albanesi) dhe u kurorëzua mbretëresha e bukurisë e botës arbëreshe, në fund të edicionit të vitit 2020 të “Miss Arbereshe”.

Familja e “Miss arbëreshe” Françeska Ferrara, e flet arbërishten në shtëpi, po ashtu edhe Françeska e flet gjuhën e nënës, ajo i bën thirrje të rejave e të rinjve arbëreshë “që ta mësojnë arbërishten, gjuhën e Skënderbeut, ta ruajmë atë, ashtu siç e kanë ruajtur të parët tanë, për më shumë se 500 vjet.
Pasi Françeska Ferrara e merr kurorën “Miss arbëreshe” 2020, simotra e saj përtejdetit poetesha Silva Alisa Xhemo do t’ i kushtoj poezinë “Miss arbëreshe”.
Miss arbëreshe

Sa vajza të bukura,
I ka Sicilia.
Ndrijnë porsi hëna,
Të tjeshta të mira.

Ndrijnë porsi yje,
Si hëna, rreze dritë.
Lum Sicilia,
Cfarë vajza ka rrit.StrugaLajm

Të thjeshta, punëtore,
Të mira, sa më ska!
Na bëjnë ne të lumtur,
Na bëjnë krenarë.

Kurorën e misit,
E mori vajza jonë.
Ndihemi krenarë
Të gjithë bashkë gëzojmë.

Vajzë nga Sicilia,
Ti të jesh krenare.
Rritur me tradita,
E rrënjët Shqipëtare.

Me Franceskën,
Sot do festojmë.
Se çmimin e Misit,
Ti e meriton.
Ndër çmimet e dhëna gjithashtu ajo e Miss Arbereshe Social 2020 e akorduar Francesca Vaccaro nga Palazzo Adriano (PA) dhe çmimi Cosmo Damiano Montone i fituar nga Martina Coppolillo i Cervicati. Tetëmbëdhjetë vajzat që konkuruan lejuan që publiku të admironte, përveç bukurisë, edhe veshjet karakteristike tipike të komunitetit arbëresh të origjinës. Një moment i fortë i identitetit – përsëritën organizatorët – për të kuptuar rëndësinë e Arbëreshëve të Kalabrisë. Një ngjarje për të cilën shpresojmë të kemi gjithnjë rezultate më të mira.
Ngjarja e identitetit për të rritur kulturën e arbëreshëve të Italisë, e organizuar në Spixanë (Spezzano Albanese) nga shoqata Ahì Namà, kryesuar nga Savio Montone, me patronazhin e Komunës së Spezzano Albanese dhe Rajonit të Kalabrisë, merr traditën e një ngjarjeje të ideuar shumë vite më parë nga Proloco di Spezzano Albanese i atëhershëm i kryesuar nga Cosmo Damiano Montone.
Dhe në fund organizatori Savio Montone falënderon të gjitha bashkitë, administratat dhe komunat që garonin si dhe njerëzit që e ndihmuan atë dhe stafin e tij, veçanërisht në këtë periudhë pandemike, për të organizuar një ngjarje komplekse si kjo dhe bënë të sigurtë për pjesëmarrësit dhe publikun.
📷 Françeska Ferrara “Miss arbëreshe” 2020
Emërimi përfaqësoi fazën përfundimtare të edicionit të dytë të “Festivali Ndërkombëtar i Arbërisë së Kulturës Arbëreshe”, promovuar si pjesë e projektit “Spixana: Kultura Arbereshe dhe Mbrëmjet e Verës” sponsorizuar nga Komuna e Spezzano Albanese dhe bashkëfinancuar nga PAC i Rajonit të Kalabrisë Veprimi 2014-2020 1.3. Në edicionin e kaluar ishte Ilenia Colloca di Frascineto e cila u kurorëzua si mbretëresha e botës arbëreshe.

In : Aktuale

Loading...
loading...