Shembje dheu në rrugën Ohër-Kërçovë në afërsi të Presekës

Mbrëmjen e sotme në rrugën Kërçovë-Ohër, respektivisht në Presek ka rrëshqitje të dheut, si rrjedhojë është bllokuar një pjesë e rrugës, përcjell TV21. Komunikacioni po zhvillohet vetëm në një korsi. Rrëshqitja e dheut vjen pasi pasditen e sotme në këtë rajon ka reshje të vazhdueshme të shiut dhe borës. Për momentin policia është në terren ndërsa pritet të pastrohet rruga nga dheu dhe gurët e shembur.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...