Më 6 Nëntor të këtij viti rreth orës 21:00, në një bastore sportive e vendosur në rrugën “Vlado Maleski” në Strugë, është bërë prishja e rendit publik dhe qetësisë.
Në bastore, një person nga rrethi i Strugës, fizikisht ka sulmuar 37 vjeçarin nga një fshat i Struges.
I sulmuari ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.
Stacioni i Policisë në Strugë ndërmer të gjitha masat dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit pas së cilës do të ngrihen paditë e duhura.
Sektori për Punë të Mbrendëshme Ohër
Zyra për marëdhënie me publikun