Shi dhe dëborë në fundjavë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut dhe borës me intensitet të ndryshueshëm. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në dhjetë gradë.StrugaLajm

Në Shkup, moti do të jetë i vranët, me erë të dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë Celsius.StrugaLajm

Reshje më vërshuese priten të dielën dhe të martën kur do të formohet mbulesë e re më e madhe e borës. Vetëm në disa vende më të ulëta, reshjet do të jenë të shiut dhe borës.

In : Aktuale

Loading...
loading...