Gazetarët përloten nga videoja e dhunimit ndaj Ziadin Selës

Incizimet e publikuara në seancën gjyqësore për dhunën në Kuvend më 27 prill shpalosin detajet se si është sulmuar deputeti Ziadin Sela. Në pamje shihet se ndahen disa persona nga turma dhe fillojnë ta godasin deputetin Sela.

Këto inçizime kanë emocionuar tej mase të pranishmit,disa nga gazetarët s’kanë mundur ti mbajnë lotët. Prokurorja Ivana Trajçeva shpjegoi gjatë seancës së sotshme se këta persona që shihen janë Munir Pepiq dhe Villiam Mihajllovski.

Në anën tjetër pushteti po përgadit ligj për falje të huliganëve të cilët më 27 prill sulmuan Kuvendin me qëllim për të shkaktuar trazira por dhe me planë për të likuiduar Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...