Shkëlqejnë shqiptarët në Zvicër

Gola, asistime e kartonë të kuq në ndeshjen ndërmjet Luganos dhe Baselit në Superligën zvicerane, që përfundoi 2:2.

Fillimisht Taulant Xhaka ka asistuar në golin e parë të shënuar nga Baseli, që më pas dyfishoi epërsinë në 2:0.

Por, Lugano nuk dorëzohet. Kjo skuadër kishte pesë fitore radhazi dhe luftoi deri në fund. Ezgjan Alioski ngushtoi diferencën me penallti, ndërsa në minutën e 80, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku barazon rezultatin, njofton Albinfo.ch.

Por, festimi i tij ishte paska i ekzagjeruar dhe u ndëshkua nga gjyqtari me kartonin e dytë të verdhë.

Lugano ndodhet në vendin e katërt të Superligës zvicerane dhe duket se e ka siguruar pjesëmarrjen në kupat e Evropës, në sezonin e ardhshëm.

StrugaLajm

 

Gol ka shënuar edhe sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti për St.Gallenin në fitoren 1:0 ndaj Lausannes.

Ky ishte goli i dhjetë për sulmuesin shqiptar këtë sezon në Superligën zvicerane.

In : Aktuale

Loading...
loading...