BLENDI PETROL
Aktuale

Shoqata e Diasporës Sërmnova, nuk kan të ndalur!

“ Vëllau i mir, shihet në ditët e vështira „, është fjala popullore, mirpo familjarët, të përfaqësuar dhe udhëhequr nga të rinjët sërmnovar, me në Krye Fadil Mislimi, Kryetar, jan zinxhiri më i mir i mundshëm, për të qenë shembull në vepër dhe tejkalojnë edhe fjalët e mëdha popullore. Ata, nuk kan të ndalur. Pas shumë akcionëve të kryera me sukses si,ndërtimi i shtëpive njerëzve në nevoj, zgjerimi-rregullimi i rrugës Llakavic-Sërmnovë, rregullimi-ndërtimi i sheshit të fshatit, rregullimi-ndërtimi-mirëmbajtja e varrezave dhe parqeve përreth e shum punë tjera, shuma e të cilave kalon 300000 erove, përsëri fatkeqësia natyrore e vëllezërve të gjakut i gjeti në kembë. Të prekur thell në shpirtë nga humbja e jetëve të njerëzve, shembja e shtëpive dhe banesave, fillojnë aksionin e papritur dhe per nji kohë të shkurtër, Ata grumbullojnë mbi 10.000 euro dhe mbi 10.000 franga zvicrane dhe të njejtat i dorëzojn tek Fondacioni i Hoxhës së nderuar Elvis Naçi. Për të respektuar vendëlindjen e vetë Sërmnovën dhe sërmnovaret, Ata ftojnë përfaqësuesit e fshatit dhe bashkarisht shtrengojnë duart në dorëzimin e mjeteve, duke sh shprehur edhe ngushllime për viktimat.
Ne ndjehemi Krenar me Ju, e dëshmuat se rrënjët i keni, tek trungu i familjarëve të vdekur e të gjallë. Ju patçi shëndetin…!

Gostvar,07.12.2019
Luan Veliu!

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button