Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe për 8 ditë

Presidenti Stevo Pendarovski sonte solli vendim për gjendje të re të jashtëzakonshme e cila hyn në fuqi që sot më 15 qershor.

Në njoftimin e presidentit thuhet se vendimi është sjellë në bazë të nenit 125 dhe nenit 126 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas propozimit të bërë nga Qeveria, përcjell INA.

Gjendja e re e jashtëzakonshme do të zgjas vetëm 8 ditë.

Kjo vjen pasi që partitë politik arritën marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik. Gjatë periudhës së vazhdimit të gjendjes së jashtëzakonshme do të bëhen përgatitjet për zgjedhjet, shpallja e vendimit nga ana e kryeparlamentarit dhe respektimi i afateve nga KSHZ-ja, në drejtim të parapërgatitjeve për procesin e votimeve.StrugaLajm

Në focus do të jenë masat për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor në kohë pandemie të koronavirusit. Presidenti Pendarovski theksoi se pret që institucionet në kohë do të ndërmarrin të gjitha masat parapërgatitore dhe masat e tjera për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe se ai pret që zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike, duke pasur parasysh perspektivën euroatlantike të vendit.

In : Aktuale

Loading...
loading...