Vazhdon avazi i injorimit të shqiptarëve

Bekim Qoku

Mospërfillja e faktorit politik shqiptarë në MKV në vendimmarrjet e rëndësishme për shtetin është bërë aq e zakonshme, saqë kurrkujt nuk i bie më në sy. Asnjë lajm nuk e vë theksin në këtë defekt politik.

Po nuk duhet të çuditemi, sepse të gjithë aktvendimet më të rëndësishme të shtetësisë maqedonase u sollën pa pëlqimin e shqiptarëve:StrugaLajm

  • Deklarata e pavarësisë
  • Referendumi për Maqedoninë sovrane
  • Kushtetuta e Maqedonisë
  • Zgjedhja e presidentit të parë (Gligorov)

Shqiptarët kanë pas shansin vetëm njëherë të jenë faktor vendimmarrës në historinë e Maqedonisë shtet, të bëhet mirëfilli shtetformues, dhe kjo ka qenë gjatë luftës së UÇK-së në vitin 2001. Këtë rast e dogji si jo më keq Ali Ahmeti dhe politika zyrtare shqiptare në përgjithësi. Dhe historia s’duhet ta falë kurrë humbjen e këtij rasti të lëshuar dhe fajtorin kryesor, Ali Ahmetin.

In : Aktuale

Loading...
loading...