Është praktikë e sprovuar mirë që do të thotë: në rast se dëshiron ta mjegullosh një problem të rifol për një problem të vjetër ose krijo një problem të ri, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, Shpëtim Pollozhani, njohës i çështjeve politike në vend, duke komentuar aktualitetin politik.
“Gruevski është një kufomë politike dhe me një kufomë, njerëzit merren vetëm një ditë. Në ditët dhe muajt në vijim do të shpiken edhe shumë probleme dhe afera, për të cilet do të flitet nga një muaj që të mos flitet për segregacionin që u bëhet shqiptarëve nga pushteti aktual. Ç’nuk do të degjojmë derisa të kryhet vjedhja më e madhe shqiptarëve që planifikohet me regjistrimin e popullsisë që parashikohet për vitin 2020”, thotë për Zhurnal, Pollozhani.
Kjo, shprehet5 mëtej Pollozhani, është një vjedhje e planifikuar me faktin që të gjithë banorët do të evidentohen sipas gjuhës që e përdorin, që do të thotë se: turqit, romët, torbeshët dhe të tjerët që në komunikim e përdorin gjuhën maqedonase do të rregjistrohen si maqedonas.
“Shqiptarët duhet ti lënë të gjithë problemet e tjere; u pa kjo punë me BDI në krye të vendit, ata duhet ti versulen Entit Republikan të Statistikave pasi regjistrimi i vitit 2020 do ta vulosë përgjithmonë fatin e shqiptarëve në Maqedoni”, thekson Pollozhani.