SHKA “Shpresa” – Veleshtë, mbrëmjen e sotme, u nis për në Republikën e Turqisë pas ftesës nga Bashkia e Aksehirit, Konya, për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar Aksehir Nasreddin Hodja, edicioni i 65-të.
Ansambli do të shfaqë me krenari kostumet, vlerat dhe traditat e Veleshtës, Strugës dhe më gjerë, duke përfaqësuar denjësisht kulturën tonë në një ngjarje kaq prestigjioze ndërkombëtare.(Strugalajm.com)