Shqipëria e fiton Turqinë 3 me 2

Armando Sadiku – goool në minutëne 24

Turqia-Shqipëria 0 : 1

Armando Sadiku – goool në minutën e 39

Turqia-Shqipëria 0 : 2

Eros Grezda – goool në minutën e 58

Turqia-Shqipëria 2 : 3

Prova e parë përgatitore për kualifikueset e Europianit të ardhshëm, e trajnerit italian Christian Panucci ka rezultuar mëse e suksesshme.StrugaLajm

Kjo, jo vetëm për rezultatin 3-2 të siguruar në Antalia, në miqësoren ndaj Turqisë vendase prej kuqezinjve, por edhe për skemën sulmuese që kërkoi të aplikonte tekniku italian, duke bërë kështu një ndryshim thuajse drastik nga paraardhësi i tij bashkëkombas, Gianni De Biasi.

Tri sulmues në fushë, me Grezdën dhe Roshin pas shpinës së Armando Sadikut, i dhanë shumë shpejt frytet, teksa Shqipëria dominonte 2-0 në vetëm 39 minuta lojë ndaj turqve, me dy gola të shënuara nga sulmuesi elbasanas.

Me fillimin e pjesës së dytë, përfaqësuesja shqiptare është gjendur në inferioritet numerik, pas kartonit të dytë të verdhë të Memushajt për një ndërhyrje të rëndë me bërryl, e menjëherë më pas pësoi edhe golin e parë.

Por, italiani Panucci nuk mund të mos shfrytëzonte kundërsulmin “vrastar”, e falë aftësive shpërthyese të Eros Grezdës, Shqipëria trefishonte rezultatin, që gjithsesi do të ngushtohej pas rreth një orë loje në 2-3 për kuqezinjtë.

Edhe pse në inferioritet numerik, të besuarit e Panuccit, përfshi edhe zëvendësuesit që u hodhën në fushën e blertë në vijim të lojës, arritën të mbronin rezultatin, duke i dhënë një fitore tepër të vyer, edhe pse në një miqësore, kuqezinjve. Një fitore që shton edhe më shumë entuziazmin në radhët e Shqipërisë.








Loading…


loading…