Shqiptare është foshnja e parë e Friburgut në vitin 2022

Mevedete Fejzullahu ka lindur më 1 janar në ora 00:18. Ajo është fëmija i tretë në familje.
Në Murten jetojnë nëna e saj Almira dhe babai i saj Lulzimi, informon portali Shtegu. Me këtë, ata zgjerojnë familjen me një vajzë të tretë pas Laurës (3 vjeç) dhe Elenës (një vjeç e gjysmë).

Mevedetja e vogël është foshnja e parë që pa dritën e ditës në departamentin e maternitetit të spitalit kantonal në Friburg, por prindërit e saj është dashur të bjënë durim. Ajo pritej më 31 dhjetor. Mevedetja peshon 3.750 kilogramë dhe është 49 centimetra e gjatë./ShteguStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...