Shqiptarët i çudisin amerikanët me bagazhin /Mish, plënc, presh dhe gështenja (FOTO)




Mish të njomë, presh, salsiçe, copa plënci… ishin disa nga artikujt që u gjetën nga kontrollorët amerikanë në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias muajin e kaluar. Sipas Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve (CBP), ishte një një qen detektor bujqësor që çoi në zbulimin e produkteve të ndaluara ushqimore në aeroport në 19 dhjetor.StrugaLajm

Bëhej fjalë për bagazhet e 2 udhëtarëve nga Shqipëria. Specialistët gjetën 6.2 kilogram mish të një kafshe të egër, salsiçe me mish derri dhe copa plënci të kafshëve të papërpunuar, 2.2 kg presh dhe 2 kilogram gështenja të freskëta. Në gështenja specialistët gjetën dy insekte të gjalla dhe ato vinin një erë e keqe.StrugaLajm

Autoritetet thanë se i lanë udhëtarët të vijonin rrugën, por konfiskuan ushqimet që më pas u shkatërruan. Specialistët amerikanë thonë se gjatë festave është e zakonshme që të huajt të sjellin ushqime të çuditshme tradicionale nga vendet e tyre. ©LAPSI.al

Raw Meat, Animal Stomach, More Seized At Philly Airport: Customs-1
Raw Meat, Animal Stomach, More Seized At Philly Airport: Customs-0
Raw Meat, Animal Stomach, More Seized At Philly Airport: Customs-2

In : Aktuale

Loading...
loading...