Shqiptarët ja shohin “sherrin” Covid-19 , mbesin pa martuar

Pandemia, që ra papritur në gjithë botën e Shqipëri ka ndryshuar shumë plane, po ashtu dhe shumë tregues demografikë në vend.

Karantina që zgjati nga mesi i marsit deri nga fillimi i majit paralizoi tërësisht jetën në vend. Por dhe muajt në vijim nuk ishin më të njëjtë, me kujdesin e shtuar dhe lëvizjet e kufizuara.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i martesave është tkurrur ndjeshëm në 2020-n. Sipas statistikave që institucionet shqiptare raportojnë pranë Eurostat, vitin e kaluar u lidhën rreth 17.5 mijë akte martese në vend. Ky është numri më i ulët i martesave që raportohet të paktën që prej vitit 1990. Në krahasim me vitin e mëparshëm, celebrimet ranë me 22%.ARTIKUJ QË MUND T’JU INTERESOJNË

СЕМЕЈСТВО ОД ШТИП ИМА МОГУ ПАРИ, БИДЕЈЌИ ДОЗНАЛЕ ТРИК ОД 1976RipplePERDORNI KETE ILAÇ TE LIRE PER NYJET TUAJA QE DHEMBINHondrowell

Sipas muajve, tkurrja filloi që në muajin mars, ku u lidhën vetëm 640 akte martese, nga gati 1,700 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në prill, në kulmin e karantinës u realizuan vetëm 71 akte martese, me tkurrje prej 96% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Edhe në maj, ndonëse në rritje me prillin, numri i tyre ra me 76% me bazë vjetore, siç raporton Monitor.StrugaLajm

Numri më i lartë i martesave u realizua në gusht, me gati 2300, po sërish në tkurrje me rreth 9% në krahasim me gushtin e kaluar, një tendencë kjo që është e lidhur me kthimin e emigrantëve për pushimeve.

Edhe në muajt në vijim, ndonëse kufizimet ishin më të pakta, sërish numri i martesave vijoi të bjerë (-11.7% në shtator dhe -14.3% në tetor). Vetëm në nëntor u shënua një nivel i ngjashëm me muajin e një viti më parë (-4.5%). Rikthimi i kufizimeve në dhjetor dhe stepja e emigrantëve për të ardhur si rrjedhojë e kërkesave të shtuara në shtetet ku ata jetojnë, bëri që në dhjetor sërish aktet e martesave të binin me rreth 13.4%.

Edhe përpara pandemisë, numri i martesave në vend po vinte në rënie, duke reflektuar plakjen e popullsisë, emigracionin e lartë, ndryshimin e stilit të jetesës, rritjen e moshës së martesave etj. Ato kanë rënë mesatarisht në 22-23 mijë vitet e fundit nga 30 mijë që ishin në fillim të viteve ’90.

In : Aktuale

Loading...
loading...