Aktuale
Shqiptarët janë më punëtorë se gjermanët, rrëfimi i kosovarit që punon si moler në Gjermani
Ka 16 vite që jeton në Gjermani. Florim Isufi nga Ferizaj tashmë ka marrë miliona pëlqime në rrjete sociale me videot në të cilat tregon punën e tij. Ai në to nuk ka treguar asnjëherë fytyrën, por vetëm punën që bën.
Tani pse u largua nga Kosova për një jetë më të mirë, Florimi këtë e sheh si vendimin më të vështirë që ka marrë ndonjëherë.
Edhe pse është në vend të huaj, 34-vjeçari thotë se shqiptarët janë më punëtorë se gjermanët.