Shqiptarët rrezikojnë të humbin shumicën në Këshillin e Strugës?

Nëse në zgjedhjet e 2013, partitë shqiptare bashkë me PAE të Fijat Canoskit arritën të marrin 15 ulëse në Këshillin komunal të Strugës .nga 27 sa numëron ky organ , sot pas katër vjetësh shumë gjëra kanë ndryshuar dhe me shumë gjasë ky numër vështirë të arrihet.Në këtë konkluzion kanë ardhur njohësit e rrethanave politike në Strugë transmeton Strugalajm.com, për të cilët gara për Këshillin komunal të Strugës,  nuk është ajo e para katër viteve ,sepse në garë tashmë janë katër lista kandidatësh nga partitë shqiptare, ndërsa, ato maqedonase me gjasë do grupohen në dy koalicione .Ndërkohë, PAE partia e Fijat Canoskit është në koalicion me LSDM dhe me shumë gjasë do të jenë me një listë kandidatësh, ky fakt por edhe ndarja e partive shqiptare në katër lista ,rrit mundësinë që  për herë të parë që nga viti 2005 partitë shqiptare rrezikojnë seriozishtë  të humbin shumicën në Këshillin komunal të Strugës konsiderojnë njohësit e rrethanave politike.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...