Shqiptari me zemër shumë “azgane”, që në Kroaci i përulen të gjithë

Njeriu i mirë Azgan Qenaj është në të vërtetë një “shqiptar kroat” tipik – një bukëpjekës, çfarë tjetër – por historia e tij nuk përshtatet mirë në stereotipin e shqiptarëve, të cilët kinse e mbajnë veten si fis dhe funksionojnë si banda, duke marrë me qira rrugë të tëra dhe prapa banakëve të furrave dhe argjendarive të tyre kontrabandojnë kokainë, ndërsa gjatë kohës së lirë qëndrojnë ulur dhe paramendojnë gjakmarrje.

Që para disa vitesh, ndryshimet në Rregulloren e TVSH-së hynë në fuqi në Kroaci, në saje të së cilës ushqimi i dhuruar më në fund do të lirohej nga tatimi i vlerës së shtuar.

Të gjitha mediat kroate – por fjalë për fjalë të gjitha, pra të gjitha televizionet dhe radiostacionet kombëtare, të gjitha gazetat ditore dhe të gjitha portalet kryesore të internetit deri në të fundit – ilustruan lajmet me të njëjtën histori të ngrohtë njerëzore, një nga ato që mediat kryesore adhurojnë, dhe në ditët e ardhshme ata paguajnë me ar të thatë:

Historia për Azgan Qenajn, pronar i furrës “Romaja” në Treshnjevka të Zagrebit, i cili e dhuron të gjithë bukën e tij të pashitur për të varfërit dhe të uriturit çdo ditë, për 26 vite me radhë, duke paguar qindra mijëra kuna të TVSH-së për bamirësinë e tij.

Edhe pse informatat i shikonte nga të gjitha kanalet televizive, nga të gjitha gazetat dhe nga çdo portal, njeriu i mirë Azgan Qenaj nuk u bë yll – për arsyen e thjeshtë, se ai tashmë ishte yll.

Në të njëjtën ditë njëmbëdhjetë vite më parë, për shkak të njerëzimit dhe sakrificës së tij, Azgani e fitoi çmimin “Krenaria e Kroacisë”, prej atëherë, redaktorëve të gazetave dhe të televizionit ai u shërbente si frymëzim kur kishin nevojë për histori të ngrohta njerëzore. Kjo është arsyeja përse nuk ka asnjë redaktor në Zagreb, i cili nuk ka dëgjuar për bukëpjekësin shqiptar Azgan Qenajn, “shpirtin e mirë të Treshnjevkës”.StrugaLajm

Pra, ne dimë gjithçka për Azganin, e dimë se prindërit e tij e mësuan atë se hedhja e ushqimit është mëkat dhe se është më mirë të paguash TVSH sesa hedhje të bukës, ne gjithashtu e dimë që ai e mbajti dyqanin të mbyllur për dy vite sepse, përveç TVSH-së, ai shiti dhe dhuroi bukë të pashitur dhe duhej të paguante treqind mijë kuna gjobë, sepse pas mbylljes së furrës ua dha të uriturve, duke punuar kështu jashtë orarit të punës dhe ligjeve kroate, përcjell Shtegu.com. Prandaj, me pak fjalë, se shteti kroat nuk është vetëm i pandjeshëm për të ndëshkuar mirësinë e njeriut dhe arrogancën për të paguar mbeturinat e ushqimit, por edhe shumë i marrë për të kuptuar që buka e pa shitur nuk ekziston ontologjikisht përpara përfundimit të orarit të punës, se thjesht nuk është para se nga i shitur të shndërrohet në jo i shtiur, pas së cilës – dhe vetëm pas kësaj – pasi që nuk shitet mund të dhurohet.
Ne të gjithë e dimë për Azgan Qenajn, yllin e lajmeve të mira nga Kroacia e pamëshirshme, arrogante dhe e marrë, mësuam gjithçka për të, përveç kombësisë së tij dhe faktin që ai është shqiptar.

Asnjëherë, përkatësisht, në dhjetëra raporte, artikuj, shkrime, komente dhe rrëfime, qindra herë të ngarkuara nëpër portale dhe faqe të ndryshme, pra snjëherë të vetme, kurrë – edhe kur ai e fitoi “Krenarinë e Kroacisë” në vitin 2009, ose edhe kur Kroacia përkohësisht ndaloi së ndëshkuari me TVSH, madje as kur i duhej një shembull i një heroi të qetë në lagje – në as një fjalë e vetme nuk përmendte etninë shqiptare të Azganit.

Unë mendoj, në rastin më të mirë, mund të duket si imtësia ime keqdashëse, dhe më keq, llogaritja e qelizave të gjakut, por thjesht më dhembin sytë dhe veshët që mediat kroate janë duke u përqëndruar për të mos përmendur rastësisht se “fryma e mirë e Tresnjevkës” është shqiptare. Ndoshta redaktorët kroatë kultivojnë kulturën themelore të lexuesve dhe shikuesve të tyre, duke u mësuar atyre se kombësia e një bukëpjekësi është e parëndësishme dhe se fisnikëria e regjistron atë vetëm si një njeri i mirë, dhe ata gjithashtu mund të llogarisin në kulturën e përgjithshme të kroatëve, të cilët tashmë e dinë se një bukëpjekës nga Zagrebi me emrin Azgan Qenaj nuk mund të jetë asgjë tjetër, përveçse një shqiptar, pasi ata e dinë që një shqiptar në Kroaci edhe nuk mund të dikush tjetër përpos një bukëpjekës, prodhues akulloresh, argjendarie apo trafikant heroine?StrugaLajm

Unë, pra, e jap mundësinë për të qenë kaq i përgjithshëm dhe i plotë, në thelb jo-kulturor, por a nuk kanë funksionuar mediat kroate gjatë gjithë këtyre viteve si libra shkollorë të kulturës së përgjithshme shqiptare? Për disa arsye, ne nuk dëshmojmë një kujdes të tillë, përqendrim dhe kulturë themelore filantropike, kur shqiptarët kroatë – në vend se në programet televizive të mëngjesit, tituj dhe manifestime të ndryshme – të përfundojnë në kronikën e zezë. Në kronikën e zezë, për shembull, qelizat e gjakut të shqiptarëve llogariten për disa arsye, në kronikat e zeza etnia e shqiptarit është e rëndësishme: për disa arsye, vrasësit, hajdutët dhe kontrabandistët nuk janë renditur këtu thjesht si njerëz të këqij.

Sidoqoftë, kur për mirësinë e tij të rrallë – dhe të paguar shumë -, bukëpjekësi i Zagrebit Azgan Qenaj mori “Krenarinë e Kroacisë”, asnjë gazetë kroate nuk përmendi me një fjalë se ai ishte një “shqiptar nga Zagrebi” apo se ai ishte një “bukëpjekës shqiptar”. Etnia e shqiptarit të Zagrebit dhe bukëpjekësit shqiptar nga Treshnjevka nuk i interesonte asnjë redaktori dhe gazetari, transmeton Shtegu.com.

Përkundrazi, Azgan është “Krenaria e Kroacisë”, lajm i mirë nga gazetat Kroate, histori e mirë nga “Mirëmëngjes, Kroaci” – thjesht një tjetër i qetë, njeri i mirë nga Kroacia.
Në të vërtetë, njeriu i mirë Azgan Qenaj është një “shqiptar kroat” tipik – një bukëpjekës, Po të ndante në vend të bukës heroinë, sipas mediave kroate ai do të ishte “krenari shqiptare” e jo “Krenaria e Kroacisë”.

Vetëm për shkak se Azgan Qenaj nuk është një ndërprerës profesional stereotipesh, violonçelist, neurokirurg apo poeti i asfaltit të Zagrebit, por thjesht një bukëpjekës i vogël dhe i qetë nga lagja e Treshnjevkës – sepse të gjithë e dinë që bukëpjekësi Azgan Qenaj mund të jetë vetëm shqiptar – është e rëndësishme të shkruhet e të thuhet që “fryma e mirë e Tresnjevkës” është shqiptar nga Hasi i Kosovës, ku e kishte trashëguar këshilllën që buka është diçka e shenjtë dhe nuk hidhet në mbeturina.

Për hir të Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, Azgani tërë ditën kishte falur bukë dhe prodhime të tjera falas, në shenjë falënderimi për popullin kroat që e mbështeti popullin e Kosovës gjatë luftës në Kosovë. Dhe për këtë gjest human, inspektorati kroat në Zagreb e dënoi me 300 mijë kuna, që kanë një kundërvlerë prej 42 mijë eurosh. Populli kroat u trondit, shumicës i vinte turp që i përket kësaj kombësi, duke apeluar që `i dilet nëndihmë bukëpjekësit shqiptar në mënyrë që ta paguaj gjobën. Por, Azgani nuk u ndal, në kokë i ishte pjekur thënia e prindërve nga Hasi se “buka nuk duhet hedhur në mbeturina”.

Së fundmi, mediat kroate sërish trajtuan çështjen e Azganit duke shkruar shumë artikuj se ai po u falte bukë të varfërve.

In : Aktuale

Loading...
loading...