Shtetasit të Maqedonisë i konfiskohet ora 115.000 euro dhe Porsche 911 Carrera 4S

Në vendkalimin kufitar të Preshevës është parandaluar kontrabanda e orës “Philipe Patek” në vlerë prej 115.000 euro dhe me atë rast është ndaluar edhe një veturë “Porsche”, njoftoi sot Drejtoria doganore, përcjell presheva.com.

Shtetasi i Maqedonisë nuk ka denoncuar një orë 115.000 euro, ndërsa Porsche ia ka marrë Drejtoria doganore e Republikës së Serbisë.

Thuhet se vlera e përgjithshme e shkeljes së zbuluar më 9 shkurt shkon deri në 30 milionë dinarë.

Konfiskimi i makinës Porsche 911 Carrera 4S u bë sepse vlera e orës Patek Philippe – Nautilus Herren 5980 / 1R ” ” ishte më shumë se një e treta e vlerës së makinës.

Vetura me regjistrim gjerman drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë, i cili nuk ka paraqitur asgjë në doganë dhe më pas në duar i janë zbuluar orët luksoze “Philipe Patek” dhe “Rolex GMT Master II 40mm” pa dokumentacion.StrugaLajm

Ora “Philipe Patek” dhe vetura janë konfiskuar në masën mbrojtëse me procedurë të përshpejtuar nga gjykata për kundërvajtje në Preshevë, e cila ka shqiptuar edhe gjobë prej 150.000 dinarë.

Dogana njoftoi se nëse vendimi i gjykatës nuk ndryshohet edhe pas procedurës së ankimimit, ora dhe vetura do të jenë të ekspozuara në shitje publike në Doganën e Nishit.

In : Aktuale

Loading...
loading...