Shteti “grabitë” fitimin e qytetarëve që luajnë në bastore dhe kazino

Nga 1 janari ka nisur të aplikohet edhe rritja e tatimit të fitimit personal nga 10 deri në 15 për qind nga lojrat e fatit. Ashtu që kjo masë do të prekë xhepin e qytetarëve që luajnë në bastore dhe kazino. Si shembull nëse qytetari fiton 2.000 (dy mijë) denarë, atëherë shteti do ti ndal apo do ti marrë si tatim mbi 290 denarë. Nga bastoret kanë theksuar për Telma se me këtë politikë të re të tatimeve, shteti drejtpërdrejt godet qytetarët, apo gjegjësisht mbi 500 mijë që çdo ditë provojnë dhe luajnë lojrat e fatit, përcjellë INA.

Në Maqedoni numërohen mbi 500 bastore dhe mbi 200 kazino, duke përjashtuar edhe ato ilegale që janë nëpër vendbanime rurale. Sipas njohësve të trendeve ekonomike, me këtë masë të re shteti planifikon të përfitojë rreth 20 milionë euro në vit. Por megjithatë Shqipëria aplikoi mbylljen e plotë të basteve dhe kazinove, pasi që qytetarët vitin e kaluar kishin harxhuar 130 milionë euro. (INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...