SI E FLASIM  DHE E SHKRUAJMË GJUHËN SHQIPE/ II -Resul BEKTESHI

 

Resul Beketeshi

                             

Pjesa e dytë

 

Përdorimi i drejtë i zanores ë  në pozicione të ndryshme në një fjalë :

 

I DREJTSHKRIMI I ZANORES E – të theksuar :

 

  Shkruhen me e ( e jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar , dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur nga një bashkëtingëllore hundrore (m,n,nj) p.sh.  dhemb ( më dhemb), emër, gjemb, e premte, shemb, shembull, zemër, argjend, brenda, gjëndje , kuvend, mendim, qengj etj.

 

Zanorja   E  e patheksuar :

   

  Te emrat femërore, të cilat kanë një e- fundore të patheksuar në trajtën e pashquar njëjës , në rasën emërore të shquar bie  e – ja p. sh.

fitore ( emërore e shquar = fitorja, pra këtu bie  e – ja , kursa në rasat tjera mbetet ( i,e) fitores, fitares , fitoren, prej fitores).

 

Zanorja Ë e theksuar

   

      – Shkruhet me ë të gjitha fjalët të cilat kjo zanore e theksuar i përgjigjet historikisht një a – je të ndjekur nga një bashkëtingëllore fundore    

  1. sh.

bej, dëm, dëmtoj, dhëmballë , dhëndërr, ëmbël, ëndërr, hënë , këmbë, këngë, nënë, nëntor, nëntë, rrënjë, shkëmb, zë etj.

 

Zanorja Ë e patheksuarStrugaLajm

 

Ë – ja paratheksore shkruhet :

Në fjalët e parme e në të gjitha fjalet kur ajo i takon rrokjes së parë , si dhe te fjalët e formuara prej tyre : argëtoj , bagëti, bërryl, dëgjoj, dëshir , fëmijë, mëkat, mënyrë, kënetë, këpucë, lëmoshë, mushkëri etj.

Në fjalët e prejardhura të formuara nga një temë me ë – me anë parashtesash që fillojnë me bashkëtingëllore p. sh. anëtar, anëtarësi, arsimtar, (anë, armë) atëror, atësi (atë) burrëri, burrëror (gunë) etj.

  Por nuk shkruhet ë – ja paratheksore te përemrat e pacaktuar te ndajfoljet e te lidhëzat e përngjitura që kanë si pjesë të parë fjalët gjithë ose kurrë  p. sh.

gjithčka (e jo gjithëčka) , gjithkah, gjithfar , gjithkush, gjithmon, gjithnjë, gjithsecili, kurrfarë (e jo kurrëfarë), kurrgjë, kurrkund, kurrkush etj.

Nuk shkruhet ë – ja  paratheksore te fjalët e përbëra kur gjymtyra e dytë fillon me zanore  p. sh.

bashkatdhetar ( e jo bashkëatdhetar), bashkantar, bashkudhëtar, i gjithanshëm, kokulur etj.

    Po kështu shkruhen me ë – fjalët e prejardhura që formohen nga tema me bashkëtingëllore  p. sh.

armiqësi (armiq) , besnikëri (besnik) , bujqësi (bujq), fshatarësi (fshat), lajmëtar (lajm) etj.StrugaLajm

    Me  ë – nuk shkruhen fjalët e prejardhura që formohen prej temash me një bashkëtingëllore me anë të prapashtesave : tor, tar, ti, toj,  p. sh. arsimtar, arsimtare, člirimtar, flamurtar, gjyqtar, oborrtar, fajtor, tregti, shkaktoj, shpeshtoj  etj.

    Po kështu shkruhen pa ë – fjalët  : tradhtar, tradhti, tradhtisht, tradhtoj etj.

 

Zanorja  Ë pastheksore

 

  • Shkruhet ë – ja pastheksore në këto raste :
  1. a) Tek emrat femërorë me ëz, tek emrat e mbiemrat mashkullorë me ës  – ësh dhe te femërorët përkatës në të gjitha trajtat e lakimit të tyre p. sh.   drejtëz, drejtëza, drejtëzat, lidhëza, verdhëza, thonjëzat, ardhës, blerës, blerëset, čelës, endëse, folës, shpikës
  2. b) Te mbiemrat me–ët në të gjitha trajtat e lakimit të tyre p.sh.

i cekët, (i,e)  të cekëtit, të cekëtit, të cekëtin  etj.

i dobët, (i,e) të dobëtit, të dobëtit, të dobëtin;  i lagët, (i,e) të lagëtit, të lagëtit, të lagëtin; i ngathët , (i,e) të ngathëtit, të ngathëtit, të ngathëtin etj.

  1. c) Te trajta e vetës së dytë njëjës e së tashmes lidhore të foljeve  me temë në bashkëtingëllore : të dalësh , të flasësh, të hapësh , të mbyllësh, të ndezësh

 

Nuk shkruhet  ë – ja e patheksuar :

 

  1. a) Tek emrat dhe mbiemrat me ël, ër, ërr : pupël – i, e, një puple,  ajër – ajri, dimër – dimri,  drapër – drapri, letër – letra,

lakër – lakra , thundër – thundra,  urdhër – urdhri etj.

Te mbiemrat me  ëm e me  shëm gjat lakimit kur pas këtyre prapashtesave vjen një zanore ose një  j – i jashtëm – i jashtmi,

i mesëm – i mesmi,  e mesme , i sotëm – i sotmi , e sotme  etj.

    č) Te gjymtyra e parë e trajtave të përngjitura të habitores : ardhkam,  humbkam, paskam, qenkam etj.

 

Ë – ja fundore   

 

– Shkruhet ë – ja fundore te foljet me theks që në krye të herës në rrokjen e parafundit , duke u ruajtur edhe në trajtat ku nuk është fundore  

  1. a) Te emrat femërorë  : bukë, fjalë, punë (punën, punët ), zhurmë, dhjetë, mijë  
  2. b) Te disa emra mashkullorë dhe te shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës    atë, burrë , djalë, kalë, lumë, djathë, dyllë, drithë, ujë, gjalpë, mjaltë
  3. c) Te ndajfoljet dhe mbiemrat  e tipit : (i, e ) , butë – butë,  (i, e) ftohtë – ftohtë, gjatë – (i, e ) gjatë, lehtë – (i, e) lehtë

    č) Mbiemrat që formohen me prapashtesën  : (i, e)  artë,(i, e) drunjtë, (i, e) gurtë,  (i, e) leshtë  etj.

  1. d) Te trajtat e shumësit të emrave dhe të mbiemrave mashkullorë  :  afrikanë, arabë, amerikanë, feudalë, gramë, lekë, maturantë, pionerë, punëtorë, studentë, ushtarë, veshë, traktoristë
  2. dh) Trajtat e emërores dhe kallëzores së shquar shumës : bijtë, djemtë, miqtë, thonjtë, armiqtë, barinjtë
  3. e) Emrat e e formuar me prapashtesën    : qelizë, syzë, vezë, kokorizë, vorrezë

    ë) emrat femërorë me    : astmë, basmë, dasmë, dogmë, gjysmë, krismë, nismë dhe jo dasëm, basëm  etj.

  1. f) Përemrat pronorë  : Ynë, jonë, tonë, tanë, sonë, të mitë, të tutë, të tijtë, të sajtë
  2. g) Numërorët themelorë : pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë, dymbëdhjetë
  3. h) Foljet  :

        1) veta e parë dhe e tretë shumës e tashme dëftore e lidhore  : mbajmë – të mbajmë, punojmë – të punojmë  etj.

        2) koha e kryer e thjeshtë  shumës që dalin me zanore lamë , latë, lanë , blemë, bletë, blenë  etj.

        3) mënyra lidhore veta e tretë njëjës  : të humbë, të lidhë të mbjellë, të shkruajë, të pijë  etj.

    4) Pjesorja e foljeve me temë në zanore  o me b, ll, r, rr dhe mbiemrat e nyjshëm të formuar prej tyre  : qartë, blerë, pirë, mjelë, mbjellë, vjelë, nxjerrë  por dhe i bërë, i pirë, i blerë, (i, e) mbjellë  etj.

 

Nuk  shkruhet  ë – ja fundore

  1. a) Te emrat dhe mbiemrat me  ël, ër, ërr, ëz, ull, ur të cilët në rasën emërore e shquar, njëjës nuk e kanë theksin në rrokjen e fundit  :
  2. sh. gogël, pupël, ëmbël, dhelpër, motër, gënjeshtër , ëmbël , kokërr, dhembëz, mollëz, kumbull, rregull, flutur  etj.
  3. b) Te emrat a mbiemrat që në shumësin e pashquar dalin me një nga bashkëtingëlloret  gj, q, j, nj, të prira nga një zanore në emrore dhe në rasat tjera p. sh. Zogj, zogjve, drunjve, ftonj, ftonjve
  4. c) Shkruhen pa  ë – fundore dhe emrat e mbiemrat që mbarojnë me dy bashkëtingëllore në emëroren e pashquar  p. sh. bujq, bujqve, bujqish , bujqit , krushq, krushqve, …, peshq, peshqve, peshqish  etj, të vegjël, të vegjëlve, të vegjlish

    č) Mbiemrat formuar me prapashtesat  ë (m) , p. sh.   i epërm, i jashtëm, i mesëm, i nesërm, i pafajshëm, i nevojshëm  etj.

  1. d) Mbiemrat formuar nga emra, numërorë e ndajfolje me theks mbi rrokjen e parafundit : i akullt, i avullt, i hekurt, i rregullt, i katërt, i tepërt

Edhe në shumë raste të tjera nuk përdoret  ë – ja fundore , por për këtë shfrytëzoni Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe , Prishtinë 1974.

                                                       

                             Vazhdon me shembuj konkret per perdorimin  e drejte dhe te gabuar te disa fjaleve :

 


Loading...
loading...