Resul Beketeshi
Pjesa e dytë
Përdorimi i drejtë i zanores ë në pozicione të ndryshme në një fjalë :
I DREJTSHKRIMI I ZANORES E – të theksuar :
Shkruhen me e ( e jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar , dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur nga një bashkëtingëllore hundrore (m,n,nj) p.sh. dhemb ( më dhemb), emër, gjemb, e premte, shemb, shembull, zemër, argjend, brenda, gjëndje , kuvend, mendim, qengj etj.
Zanorja E e patheksuar :
Te emrat femërore, të cilat kanë një e- fundore të patheksuar në trajtën e pashquar njëjës , në rasën emërore të shquar bie e – ja p. sh.
fitore ( emërore e shquar = fitorja, pra këtu bie e – ja , kursa në rasat tjera mbetet ( i,e) fitores, fitares , fitoren, prej fitores).
Zanorja Ë e theksuar
– Shkruhet me ë të gjitha fjalët të cilat kjo zanore e theksuar i përgjigjet historikisht një a – je të ndjekur nga një bashkëtingëllore fundore
- sh.
bej, dëm, dëmtoj, dhëmballë , dhëndërr, ëmbël, ëndërr, hënë , këmbë, këngë, nënë, nëntor, nëntë, rrënjë, shkëmb, zë etj.
Zanorja Ë e patheksuar
Ë – ja paratheksore shkruhet :
Në fjalët e parme e në të gjitha fjalet kur ajo i takon rrokjes së parë , si dhe te fjalët e formuara prej tyre : argëtoj , bagëti, bërryl, dëgjoj, dëshir , fëmijë, mëkat, mënyrë, kënetë, këpucë, lëmoshë, mushkëri etj.
Në fjalët e prejardhura të formuara nga një temë me ë – me anë parashtesash që fillojnë me bashkëtingëllore p. sh. anëtar, anëtarësi, arsimtar, (anë, armë) atëror, atësi (atë) burrëri, burrëror (gunë) etj.
Por nuk shkruhet ë – ja paratheksore te përemrat e pacaktuar te ndajfoljet e te lidhëzat e përngjitura që kanë si pjesë të parë fjalët gjithë ose kurrë p. sh.
gjithčka (e jo gjithëčka) , gjithkah, gjithfar , gjithkush, gjithmon, gjithnjë, gjithsecili, kurrfarë (e jo kurrëfarë), kurrgjë, kurrkund, kurrkush etj.
Nuk shkruhet ë – ja paratheksore te fjalët e përbëra kur gjymtyra e dytë fillon me zanore p. sh.
bashkatdhetar ( e jo bashkëatdhetar), bashkantar, bashkudhëtar, i gjithanshëm, kokulur etj.
Po kështu shkruhen me ë – fjalët e prejardhura që formohen nga tema me bashkëtingëllore p. sh.
armiqësi (armiq) , besnikëri (besnik) , bujqësi (bujq), fshatarësi (fshat), lajmëtar (lajm) etj.
Me ë – nuk shkruhen fjalët e prejardhura që formohen prej temash me një bashkëtingëllore me anë të prapashtesave : tor, tar, ti, toj, p. sh. arsimtar, arsimtare, člirimtar, flamurtar, gjyqtar, oborrtar, fajtor, tregti, shkaktoj, shpeshtoj etj.
Po kështu shkruhen pa ë – fjalët : tradhtar, tradhti, tradhtisht, tradhtoj etj.
Zanorja Ë pastheksore
- Shkruhet ë – ja pastheksore në këto raste :
- a) Tek emrat femërorë me ëz, tek emrat e mbiemrat mashkullorë me ës – ësh dhe te femërorët përkatës në të gjitha trajtat e lakimit të tyre p. sh. drejtëz, drejtëza, drejtëzat, lidhëza, verdhëza, thonjëzat, ardhës, blerës, blerëset, čelës, endëse, folës, shpikës
- b) Te mbiemrat me–ët në të gjitha trajtat e lakimit të tyre p.sh.
i cekët, (i,e) të cekëtit, të cekëtit, të cekëtin etj.
i dobët, (i,e) të dobëtit, të dobëtit, të dobëtin; i lagët, (i,e) të lagëtit, të lagëtit, të lagëtin; i ngathët , (i,e) të ngathëtit, të ngathëtit, të ngathëtin etj.
- c) Te trajta e vetës së dytë njëjës e së tashmes lidhore të foljeve me temë në bashkëtingëllore : të dalësh , të flasësh, të hapësh , të mbyllësh, të ndezësh
Nuk shkruhet ë – ja e patheksuar :
- a) Tek emrat dhe mbiemrat me ël, ër, ërr : pupël – i, e, një puple, ajër – ajri, dimër – dimri, drapër – drapri, letër – letra,
lakër – lakra , thundër – thundra, urdhër – urdhri etj.
Te mbiemrat me ëm e me shëm gjat lakimit kur pas këtyre prapashtesave vjen një zanore ose një j – i jashtëm – i jashtmi,
i mesëm – i mesmi, e mesme , i sotëm – i sotmi , e sotme etj.
č) Te gjymtyra e parë e trajtave të përngjitura të habitores : ardhkam, humbkam, paskam, qenkam etj.
Ë – ja fundore
– Shkruhet ë – ja fundore te foljet me theks që në krye të herës në rrokjen e parafundit , duke u ruajtur edhe në trajtat ku nuk është fundore
- a) Te emrat femërorë : bukë, fjalë, punë (punën, punët ), zhurmë, dhjetë, mijë
- b) Te disa emra mashkullorë dhe te shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës atë, burrë , djalë, kalë, lumë, djathë, dyllë, drithë, ujë, gjalpë, mjaltë
- c) Te ndajfoljet dhe mbiemrat e tipit : (i, e ) , butë – butë, (i, e) ftohtë – ftohtë, gjatë – (i, e ) gjatë, lehtë – (i, e) lehtë
č) Mbiemrat që formohen me prapashtesën të : (i, e) artë,(i, e) drunjtë, (i, e) gurtë, (i, e) leshtë etj.
- d) Te trajtat e shumësit të emrave dhe të mbiemrave mashkullorë : afrikanë, arabë, amerikanë, feudalë, gramë, lekë, maturantë, pionerë, punëtorë, studentë, ushtarë, veshë, traktoristë
- dh) Trajtat e emërores dhe kallëzores së shquar shumës : bijtë, djemtë, miqtë, thonjtë, armiqtë, barinjtë
- e) Emrat e e formuar me prapashtesën zë : qelizë, syzë, vezë, kokorizë, vorrezë
ë) emrat femërorë me më : astmë, basmë, dasmë, dogmë, gjysmë, krismë, nismë dhe jo dasëm, basëm etj.
- f) Përemrat pronorë : Ynë, jonë, tonë, tanë, sonë, të mitë, të tutë, të tijtë, të sajtë
- g) Numërorët themelorë : pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë, dymbëdhjetë
- h) Foljet :
1) veta e parë dhe e tretë shumës e tashme dëftore e lidhore : mbajmë – të mbajmë, punojmë – të punojmë etj.
2) koha e kryer e thjeshtë shumës që dalin me zanore lamë , latë, lanë , blemë, bletë, blenë etj.
3) mënyra lidhore veta e tretë njëjës : të humbë, të lidhë të mbjellë, të shkruajë, të pijë etj.
4) Pjesorja e foljeve me temë në zanore o me b, ll, r, rr dhe mbiemrat e nyjshëm të formuar prej tyre : qartë, blerë, pirë, mjelë, mbjellë, vjelë, nxjerrë por dhe i bërë, i pirë, i blerë, (i, e) mbjellë etj.
Nuk shkruhet ë – ja fundore
- a) Te emrat dhe mbiemrat me ël, ër, ërr, ëz, ull, ur të cilët në rasën emërore e shquar, njëjës nuk e kanë theksin në rrokjen e fundit :
- sh. gogël, pupël, ëmbël, dhelpër, motër, gënjeshtër , ëmbël , kokërr, dhembëz, mollëz, kumbull, rregull, flutur etj.
- b) Te emrat a mbiemrat që në shumësin e pashquar dalin me një nga bashkëtingëlloret gj, q, j, nj, të prira nga një zanore në emrore dhe në rasat tjera p. sh. Zogj, zogjve, drunjve, ftonj, ftonjve
- c) Shkruhen pa ë – fundore dhe emrat e mbiemrat që mbarojnë me dy bashkëtingëllore në emëroren e pashquar p. sh. bujq, bujqve, bujqish , bujqit , krushq, krushqve, …, peshq, peshqve, peshqish etj, të vegjël, të vegjëlve, të vegjlish
č) Mbiemrat formuar me prapashtesat ë (m) , p. sh. i epërm, i jashtëm, i mesëm, i nesërm, i pafajshëm, i nevojshëm etj.
- d) Mbiemrat formuar nga emra, numërorë e ndajfolje me theks mbi rrokjen e parafundit : i akullt, i avullt, i hekurt, i rregullt, i katërt, i tepërt
Edhe në shumë raste të tjera nuk përdoret ë – ja fundore , por për këtë shfrytëzoni Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe , Prishtinë 1974.
Vazhdon me shembuj konkret per perdorimin e drejte dhe te gabuar te disa fjaleve :