Si të bëhet bashkimi kombëtar, kur dy shqiptar nuk mund t’i bësh bashkë?

Zana Avdiu

Menjehere, sapo u emeruan ministra dy shqipetar nga Kosova (qe ata po i quajne Kosovaret), shperthyen sharjet, ofendimet, linçimet e sulmet ndaj shqiptareve te Kosoves.

Ofenime, sharje e sulme, te llojit qe as nga armiqte e shqiptareve nuk i degjon. As nga Greket, as nga Serbet e nga askush tjeter, ofendime e sulme te llojit te vecante.

E pse keto sulme? Sigurisht, nga kompleksi i superioritetit, qe vuajne nje numer i madh i shqipetareve te Shqiperise. Ata, sikur e shohin veten me superiore (por, sigurisht qe nuk jane) ndaj shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise, dhe per shqiptaret te Malit te Zi, as qe jane te vetedijshem qe ekzistojne.

Ata, e fituan kete bindje, nga dashuria e madhe jona per Shqiperine dhe shqipetaret.
Ata nuk dine te dallojne se ne po i duam ata, e jo qe ndihemi inferiore karshi tyre. Por, sigurisht ata kete gje nuk mund ta verejne sepse jane te zene duke i adhuruar serbet, e greket, duke ua stermbushe koncertet, njerezve te cilet kryen krime apo i perkrahen fuqishem ato krime ne Kosove. Dhe, sigurisht qe dashurine e shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise, e shohin si inferioritet meqe vet vet jane inferior ndaj atyre te pareve.

Por, ti kthehemi realitetit dhe te ju tregojme qe ata ne asnje menyre nuk jane para nesh (shqiptareve jashte kufinjeve te Shqiperise), por vetem prapa, edhe ata shume prapa nesh!

Te flasim me shembuj konkret pra:StrugaLajm

Shqiperia ka nje numer te madh te shitjeve te vajzave per para (numrin me te madh ne Serbi);

Shqiperia tejakon shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise ne martesa te detyruara, ne abortet selektive dhe vrasjet e grave;

Edhe perkunder qe kane nje vend me mundesi te medha turistike, jane me te varfer se sa shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise, ku nje perqindje e madhe gjendet ne varferi te skajshme;

Universiteti i Tiranes eshte per me shume se keter mije vende prapa atij te Prishtines dhe atij te Tetoves, ne renditjen e universiteteve ne bote. Ne aspektin shkencor nuk kane asgje me shume se te Kosoves;StrugaLajm

Nese sheh opinionistet dhe politikanet jane shume me te dobet. Te gjithe opinionistet me me fame atje, ne shkrimet e tyre gjene racizem, seksizem, homofobi etj, qe per dallim ne Kosove, keto nuk ka shansa qe te ndodhin.

E cka po quani emancipim ju? Po mendoni qe e gjithe shoqeria jane ato dy studiot televisive ne mes te Tiranes? Ku edhe brenda atyre studiove jepni ide seksiste, raciste e shtypese. Ku ne emer te emancipimit, zhvilloni programe pornografike, dhe i shnderroni grate ne objekte seksi.

Pra, edhe nepermjet atyre studiove qe ju u quani emancipim dhe arritje, e shtypni tere shoqerine. Dhe kjo nuk ju ben te ecni para, por te mbeteni prapa me kilometra e kilometra.

Pastaj, jo rrallehere i degjon tek thone, se ne kinse e duam Ramen apo Berishen, sepse flasin bukur. (Bullshit)

Jo te dashur, jo.. ne nuk e duam askend nga atje pse flet bukur, por ne e duam institucionin, kushdo qofte ne krye tij. Ne e duam presidentin e Shqiperise, kryeministrin, ministrat e tyre, e duam kombetaren e tyre, e duam ushtrine e tyre e duam cdo gje te tyren. E duam sepse jane shqiptare, dhe jo se jemi inferior.

Ne nuk mund te ju duam per menyren si flisni, sepse ne te foluren tuaj, cdo gje ka mbete, pervec shqipes. Gjuha juaj ka shume nga italishtja e greqishtja, e shume pak nga shqipja. Andaj, e vetmja gje qe nuk mund ta duam, eshte menyra si flisni. Dhe, a e dini pse nuk e duam menyren si flisni? Sepse ne duam cdo gje shqipetare, dhe e folura juaj cdo gje mund te jete, vetem shqip jo!

Nderkohe, mos harroni qe cdokund ne arenen nderkombetare, keni arrite te jeni aty, vetem fale shqiptareve te Kosoves, Maqedonise e Malit te Zi. Qofte ne sport, qofte muzike.. e tash e tutje do te ju qojme para edhe ne politike.

Shnet!


Loading...
loading...