Qentë e rrugës rrezik për struganët (VIDEO)


Dhjetëra banorë të Strugës gjatë vitit 2018 kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore në spitalin e qytetit si pasojë e kafshimeve nga qentë endacakë. Nga spitali njoftojnë se mosha mesatare e personave të sulmuar nga qentë sillet prej 35 deri në 50 vjet. Kafshimi nga qentë e pa- vaksinuar mund të jetë i rrezikshëm dhe të shkaktojë pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve. Përveç mjekëve, angazhim si pasojë e qenve endacakë kishin edhe avokatët. Me ndihmën e tyre, qytetarët e sulmuar kërkonin kompensim nga shteti./Alsat-M

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...