Si të mbrohemi prej temperaturave të larta

Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejt dhe qëndrimi në qiell të hapur prej orës 11 deri në orën 17, mbajtja e rrobave të lehta dhe me ngjyra të hapura, syze mbrojtëse dhe kapele, konsumimi i ushqimit të lehtë dhe pijeve, ujë dhe shmangien e pijeve alkoolike, janë vetëm një pjesë e rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) pas paralajmërimit të DPHM se Maqedonia nesër do të jetë nën ndikimin e valës së nxehtë të fazës së verdhë. MSH veçanërisht rekomandon që të sëmurët kronik rregullisht ta marrin terapinë e përshkruar. “Gjatë ditëve të tilla ekstremisht të nxehta, qëndroni në hapësira të mbyllura, para së gjithash të klimatizuara, ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije. Para hyrjes në automjet, ai duhet të ajroset, duhet pasur kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumit të ushqimit, të shmangen produkte të papërpunuara termike si majonezi prej vezëve shtëpiake dhe me kujdes të hahen akulloret dhe kremrat e ndryshme”, thekson Ministria. Në pajtim me paralajmërimin e DPHM, nën ndikimin e masës së nxehtë ajrore deri në fund të kësaj jave dhe gjatë javës së ardhshme, temperaturat do të jenë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa përgjatë Vardarit edhe mbi 35. Më shumë informacione dhe rekomandime për mbrojtje nga vala e nxehtë në vazhdimësi distribuohen në www.toplotnibranovi.mk.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...