Simovski: Ja pse s’do të më pëlqejnë të dhënat e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut

Çfarëdo regjistrimi që bëni gjithmonë do të ketë të pakënaqur, por statistikat nuk e bëjnë realitetin, statistikat e regjistrojnë realitetin. Unë jam i sigurt se shumë qytetarëve nuk do ti pëlqejnë rezultatet e regjistrimit, por mua kjo nuk më intereson, tha drejtori i Entit Shtetërore të Statistikave Apostol Simovski për Radion Evropa e Lirë, përcjell agjencia e lajmeve INA.

– Unë e di një gjë, që gjithmonë do të ketë njerëz të pakënaqur, pavarësisht se çfarë regjistrimi bëni. Pra, nëse ekspertët më të njohur botërorë vijnë për të kryer një regjistrim, edhe nëse ne mbledhim regjistrues nga e gjithë bota, do të jetë dikush që nuk do t’i pëlqente ata. Personalisht, nuk do të më pëlqejnë të dhënat e regjistrimit, sepse e di që do të kemi një vrimë të madhe të zezë të atyre që emigruan nga vendi, por nuk i kemi regjistruar me regjistrimet aktuale, kështu që do të jemi larg rritjes së popullsisë ose çfarëdo qoftë, kështu që unë do të jem i pari që do të jem i pakënaqur me të dhënat, por kjo nuk do të thotë që nuk do t’i pranoj. Ne duhet të shohim, ti hapim sytë, ts pranojmë realitetin tonë ashtu siç është.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Entit shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami tha për REL se se janë bërë të gjitha përgatitjet për të pas një proces të regjistrimit të popullsisë, i cili do të jetë i besueshëm dhe në përputhje me standardet që kërkohen nga Eurostat-i.StrugaLajm

Sipas tij, ajo që mund ta rrezikojë këtë proces është kundërshtimi i shprehur nga opozita maqedonase.

“Kur shohim sjelljen e partive politike opozitare, këtu mbi të gjitha mendoj për partinë maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE, na frikëson se kjo mund të ndikojë negativisht në realizimin e një procesi të suksesshëm të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut”, thotë Selami duke shtuar se Enti shtetëror i Statistikave mund t’u përgjigjet me sukses sfidave për të pasur një proces të regjistrimit të besueshëm.StrugaLajm

Më 2020, regjistrimi i popullsisë u shty për shkak të zgjedhjeve të parakohshme dhe pandemisë së koronavirusit.

Maqedonia e Veriut për herë të fundit ka regjistruar popullsinë më 2002. Më 2011 ky proces ishte ndërprerë për shkak të mospajtimeve politike.

In : Aktuale

Loading...
loading...