Sekretari i Spitalit të Ohrit, i cili me profesion është jurist, është vaksinuar kundër Covid-19 si prioritet.
Edhe pse nuk është punëtor mjekësor, sekretari sot është vaksinuar bashkë me një pjesë të mjekëve dhe personelit mjekësor në spitalin modular në Shkup.
Drejtori tashmë e ka pranuar fajin, dhe ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të bart përgjegjësi.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë e kanë dënuar aktin, por nuk kanë bërë të ditur se a do të sanksionohet ose jo drejtori në fjalë./TV21