Skandali: Kryeministri i Austrisë pritet në Shkup me flamurin e Letonisë

Protokolli qeveritar në Shkup ka bë një skandal gjatë pritjes zyrtare të kryeministrit austriak, Sebastian Kurz në Maqedoni. Në vend të flamurit austriak, Kurz në Shkup është pritur me flamurin e Letonisë, shkruajnë mediumet maqedonase. Flamujt e dy vendeve janë të ngjashëm, dy pjesë të kuqe dhe në mes një pjesë e bardhë. Por te flamuri austriak pjesa e bardhë është me gjatësi të njëjtë si dy pjesët e kuqe, për dallim nga flamuri i Lituanisë, ku pjesa e bardhë në mes është më e ngushtë.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...