Sllovenia nuk e përfill koronavirusin, do hapi shkollat(FOTO)

Sllovenia nuk ka mbetur pa u goditur nga koronavirusi, por autoritetet atje kanë nisur plane për tu rikthyer në normalitet.

Pasi që kohë me parë u hapën biznese dhe aktivitete tjera që ndikojnë në trendet ekonomike, më 18 maj në këtë vend do të hapen çerdhet për fëmijë dhe shkollat.

Ministria e Arsimit publikoi vendimin se më 18 maj definitivisht hapen shkollat.

Të gjitha shkollat shtetërore dhe private, por edhe institucionet e tjera arsimore po bëhen gati dhe kanë ndërmarrë masat që pas dy javëve të vijoj procesi mësimor.StrugaLajm

Sa i përket shkollave, të parët që do të kthehen në banka janë fëmijët e klasëve të para, të dyta dhe të treta, ndërsa për ata të klasave më të larta mësimi fillon më 25 maj.

Sa i përket çerdheve ato deri në fund të javës do ti publikojnë të gjitha detajet për rifillimin e funksionimit të tyre.

Instituti Nacional i Shëndetit Publik ka publikuar drejtimet dhe standardet e sigurisë që duhet të plotësojnë shkollat dhe institucionet e tjera në vend. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...