BLENDI PETROL
Aktuale

Snopçe u zgjodh kryetar i Akademisë së ASH-së

Aleanca për Shqiptarët dje në Kërçovë mbajti Kuvendin Qendror për zgjedhjen e kryesisë qendrore e cila vijon pas Kongresit të parë. Në këtë mbledhje janë diskutuar rreth shtatë pika dhe zgjedhja e kryesisë, sekretarit të përgjithshëm Arben Tavari si dhe zgjedhjen e kryetarit të Akademisë që është një risi në kuadër të statutit të ASH-së. Halil Snopçe nga Gostivari është zgjedhur për kryetar të kësaj akademie, mëson INA. Po ashtu në kuadër të zgjedhjeve të brendshme është zgjedhur edhe komisioni për çështje statutare juridike.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button