
Sonte në ora 19:00 në selinë e Lëvizjes Besa në Strugë do të bëhet promovimi i kandidatit për komunën e Strugës, Lavdrim Elmazi.Lavdrim Elmazi me profesion është informaticien dhe për shumë vite ishte i angazhuar si profesor në Universitetin e Europës Juglindore. Gjithashtu në Strugë ka ndërtuar një biznes të suksesshëm .Në politikë për ka qënë pjesë e strukturës së PDSH-së dhe për disa kohë ka drejtuar degën e kësaj partie.Ndërkohë, pas fitores së Ziadin Selës si përfaqësues i PDSH-së në zgjedhjet lokale të 2013, Lavdrim Elmazi drejtoi sektorin e Arsimit në Komunën e Strugës ku pas disa muajve në atë detyrë largohet nga ai pozicion dhe nga aktiviteti politik.(Strugalajm.com)