Sot festohet Bajrami i Madh

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Festë e begatshme edhe mes shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, trevat tjera dhe diasporë.

Pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë, dhe ata në mbarë botën, do të festojnë këtë festë.

Besimtarët në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe trevat tjera falën namazin e Bajramit në xhamitë qendrore.StrugaLajm

Me rastin e kësaj feste nuk kanë munguar mesazhet e urimeve nga bashkësitë fetare dhe personalitete tjera publike.StrugaLajm

Veç ritualit fetar, shtëpitë e çdo besimtari mysliman përgatiten me shumë kujdes për tryezën e drekës së festës. Pas faljes se namazit besimtarët e të gjitha moshave shkëmbejnë urimet mes njeri-tjetrit. Solidariteti dhe ndihma ndaj të varfërve janë pjesë e ritit për çdo besimtar mysliman në këtë ditë të shenjtë.

Krerët e bashkësive fetare kanë uruar të gjithë besimtarët kudo që janë me rastin e kësaj feste madhështore fetare duke lutur Zotin Fuqiplotë që të gjithë besimtarëve tua pranojë të gjitha veprat e mira, të gjitha lutjet dhe ibadetet që i kanë kryer gjatë Muajit të Ramazanit. Sipas tyre ky Bajram duhet të shërbejë edhe si festë për solidaritet, pajtim dhe begati për të gjithë. 

In : Aktuale

Loading...
loading...