Sot jepet vendimi për hajdutët e 2 milonë frëngave nga NLB- Bank

Në Gjykatën Themelore Shkup 1 sot duhet të kumtohet aktgjykimi i të akuzuarve për plaçkitjen në bankën NLB.

Prokuroria Publike e Shkupit në seancën e cila u mbajt më 27 tetor kërkoi prej Gjykatës të akuzuarve për plaçkitjen t’u caktohet dënimi më i lartë, i cili sipas Kodit penal është 10 vjet.

Katër të akuzuarit për plaçkitjen e pranuan fajin, por nuk zbuluan se çfarë kanë bërë me paratë e plaçkitura.

Prokuroria publike kumtoi se të katërt janë deklaruar fajtorë dhe se me paramendim në më shumë veprime të ndërlidhura kohore, duke e shfrytëzuar pozitën e tyre të punës dhe njohjen e proceseve të punës në bankë, në mënyrë të kundërligjshme kanë përvetësuar mjete financiare në shumë të konsiderueshme prej 400.000 frangave zvicerane dhe 375.000 euro.

Më 10 prill të këtij viti kanë kryer plaçkitje edhe të mbi 2.000.000 frangave zvicerane dhe 270.000 eurove.StrugaLajm

Avokatët kërkuan dënime më të buta, pasi që të akuzuarit e kanë pranuar fajin.

Rrethanë e vetme e cila mund t’ua ul dënimin është ajo që të akuzuarit deri më tani nuk janë evidentuar si autorë të veprave penale.

Prokurori kompetent i cili vepron për lëndën në Gjykatë ka dorëzuar edhe propozim për ndjekje penale kundër katër personave, të cilëve si persona përgjegjës në bankë në bazë të një akti të përgjithshëm, me autorizim të veçantë u janë besuar një rreth i caktuar i punëve, por ata me pakujdesi kanë vepruar në kryerjen e autorizimeve të veta dhe detyrave dhe me atë kanë mundësuar përvetësim të kundërligjshëm të mjeteve në shumën e lartshënuar. Procedura kundër këtyre katër personave vazhdon veçmas.

In : Aktuale

Loading...
loading...