Shqiptarët kursejnë për shëndetësinë dhe shpenzojnë për ushqim

Shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para për arsimim dhe më pak për ushqim. Janë këto dy të dhënat kyçe të Anketës së Buxhetit të Familjes 2016 publikuar nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë. Shpenzimet mesatare për konsum të një individi vlerësohet të jenë 19.591 lekë në muaj nga të cilat: 8.861 lekë për konsum ushqimor dhe 10.730 lekë për konsum jo-ushqimor. Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum në vitin 2016 është 4.2 % më i lartë se në vitin 2015. Uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor në vitin 2016, a ka shënuar grupi “Ushqim dhe pije jo-alkoolike” me 3.5 pikë përqindje krahasuar me 2015, ndërsa rritja më e madhe është regjistruar në grupin “Arsim” me 2.3 pikë përqindje”. Referuar këtyre treguesve duket se jo rastësisht rritja vjen tek arsimi kur gjatë vitit 2016 patëm një rritje të tarifave mesatarisht me 10 për qind për kategorinë master niveli i parë dhe i dytë. “Përqindja e buxheti për grupin ‘Shëndet’, zë një peshë prej 3.4 % duke shënuar ulje prej 0.2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Peshën më të madhe e zë blerja e medikamenteve me rreth 75.4 %, ndërsa pjesa tjetër shkon për kujdes shëndetësor”, thuhet në anketë lidhur me grupin e Shëndetit.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...