Zaev pritet të takohet me Selën, vendoset për fatin e koalicionit

Kryeministri Zoran Zaev nesër pritet të takojë kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për të biseduar për fatin e koalicionimit të mëtejshëm.

Burime partiake për INA theksojnë se në këtë takim do të diskutohet për dallimet dhe mosmarrëveshjet që u krijuan gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore, ku Sela do t’ia numërojë ato pas pozicionimit të Zaevit në krahun e BDI-së.

Po ashtu do të diskutohet edhe për hapat e mëtejshëm në rast se ASH do të mbetet në Qeveri, ose do të ndodhë largimi i saj, që ky vakum më pas të zëvendësohet nga PDSH dhe disa deputetë që do të largohen nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Zoran Zaev me shumë bindje thotë se ka shumicë parlamentare edhe nëse Ziadin Sela vendos që ta braktisë koalicionin. Sipas tij, vazhdimi i partneritetit me Selën në qeveri varet nga partnerët tjerë të koalicionit e më shumë nga vetë Sela.StrugaLajm

Bisedimet për ndryshimet e mundshme të formacionit qeveritarë, Zaev thotë se do t’i fillojë në fundjavë.

Nuk kam biseduar me askënd për këto kombinatorika, për hyrje dhe dalje nga Qeveria. Nuk dua t’i komentoj qëndrimet e tyre. Po i ndjek deklaratat e partnerëve tonë të koalicionit qeveritarë, të cilët komentojnë por nuk bisedojnë me mandatorin. Kështu që le të pushojnë këtë javë. Gjatë fundjavës do të t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

In : Aktuale

Loading...
loading...