Sot shumica ishim Ne!

(Për Almirin)

Sot, nuk e bëra numërimin, por shumica ishim Ne; Ne pjesëmarrësit e protestës, Ne, një grusht njerëzish, gati – gati përherë të njëjtë: Të njëjtët numra, të njëjtat pamje e fytyra, të njëjtët sy të stërlodhur e të ngrysur gjer në hakmarrje nga shpërfillja e ,,drejtësisë”, nga shpërfillja e pusht-pushtuesve dhe nga shpërfillja e shërbëtorëve të pusht-pushtuesve në tjetrën anë. Por Ne nuk ndalemi, Ne do qëndrojmë aq sa qëndrohet, aq sa qëndrohet për drejtësi, aq sa qëndrohet për një ALMIR, aq sa qëndrohet për Shqipëri! Dhe, Qëndresa nuk lodhet kurrë, Qëndresa bie e ngrihet prapë, ajo prej hirit ndez njëmijë zjarre; pavarësisht numrave të pafrymë, pavarërisht numrave të pashpirtshëm që janë përherë në epërsi. Por, sot shumica ishim Ne; Ne që qëndrojmë pranë Almirit dhe buzëqeshim për Almirin dhe fshehim lotin për Almirin, përpara motrave dhe vëllezërve, përpara nënës edhe babait të Almirit dhe të Almirëve!
Por sot, ah, këtë sot që s’e fsheh dot! – Mungonte fjala e mësuesve, mungonte zëri i rinisë, dhe seç m’u ndez një mllef në gji!StrugaLajm

Blerona BraoStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...