Sot zgjedhje në Tetovë dhe dy komuna tjera

Në Tetovë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë sot do të votohet për zgjedhje komunale.

Në Tetovë do të zgjidhet kuvendi komunal. Kjo komunë shkon në zgjedhje të parakohshme për këshillin e ri pasi përbërja paraprake e këshillit nuk arriti të votojë në afatin ligjor llogarinë përfundimtare të komunës. Për 31 vende këshilltarësh besimin e kërkojnë 403 kandidatë nga 13 lista kandidatësh. Komisioni Komunal Zgjedhor thotë se është përgatitur për ditën e votimit.

Të drejtën e votës në këtë komunë e kanë 84.406 votues që do të votojnë në 117 vendvotime.StrugaLajm

Në Komunën Qendër-Zhupë dhe në Mavrovë-Rostushë do të votohet për kryetarët e rinj. Në këto komuna ka dështuar disa cikle votimi, për shkak se nuk kishte cenzus për të shpallur fituesin e zgjedhjeve. Në Mavrovë-Roshtushë në garë janë dy kandidatë kurse të drejtë vote kanë 9 948 qytetarë, ndërsa në Qendër-Zhupë fletëvotimi ka vetëm një kandidat kurse nesër të drejtë vote kanë 7154 qytetarë.

In : Aktuale

Loading...
loading...