Spartak Ngjela:Shqipëria etnike mbi kokat e 30 mijë serbëve
Avokati Spartak Ngjela, kujton ditën kur një vit më parë, në stadiumin e Beogradit u lëshua droni me
flamurin e Shqipërisë etnike.
Sipas tij, “ky ishte fillimi neopatriotizmit shqiptar; dhe ishte edhe poetika epike dhe heroike e
shqiptarëve që tani kërkojnë rivlerësimin e identitetit të tyre si arbënorë të Arbërisë së gjymtuar”.
STATUSI I PLOTË I NGJELËS:
Për dy ditë mbushen plot tre vjet nga rasti i madh historik i heroikës dhe shfaqjes patriotike
shqiptare: hedhja e dronit të Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit, mbi kokat e 30 mijë
serbëve.
Pse u shfaq me kaq zulm ky fakt i madh i historisë shqiptare?
l.
Ky ishte fillimi neopatriotizmit shqiptar; dhe ishte edhe poetika epike dhe heroike e shqiptarëve që
tani kërkojnë rivlerësimin e identitetit të tyre si arbënorë të Arbërisë së gjymtuar.
Por këtu filloi ngritja reale e moralit të rinisë shqiptare që e kërkon atdheun e saj me identitet
shqiptar real dhe historik.
Këtu, për shqiptarët e sulmuar dhe shitur ligsht edhe nga lidërsipët e tyre politikë, doli në pah po
realisht koncepti i formuar i dashurise për atdheun dhe bashkimin kombëtar si etni e madhe.
Por këtu filloi edhe sulmi i madh antishqiptar me të gjithë spiuninë serbe në Shqipëri dhe në Kosovë.
E dini pse?
Sepse këtu u shfaq në fakt lajmi i madh i bashkimit të shqiptarëve të shpërndarë me përdhunë në
katër shtete të Ballkanit Perëndimor; por këtu filloi të shfaqet edhe frika e pushtuesve të tokave
04/03/2018
3/4/2018 “Shqipëria etnike mbi kokat e 30 mijë serbëve” – Iliria News Agency
http://ina-online.net/shqiperia-etnike-mbi-kokat-e-30-mije-serbeve/ 2/2
shqiptarë, që spikati me turli lloj mbeturinash kombëtare që u hodhën për të zhvlerësuar
madhështinë e simbolit etnik shqiptar, bashkuar me flamurin kombëtar.
Cilët ishin e janë këta?
Këta janë:
Një grusht hoxhallarësh që sulmuan e sulmojnë Gjergj Kastriotin; një grusht intelektualësh të
vobegtë mendërisht që nuk dihet ku kullosin e thanë që Gjergj Kastrìoti nuk është shqiptar; një tufë
tjetër injorantësh, të blerë, sigurisht, thanë e thonë, që kosovarët nuk janë shqiptarë, dhe sa nuk na
thanë që janë sllavë; një grusht tjetër injorantësh thanë e po thonë që shqiptarët nuk kanë identitet
historik…
Thanë e ç’nuk thanë, por një gjë nuk e thanë e nuk e thonë dot, dhe nuk do ta thonë dot asnjëherë,
për pyetjen: po gjuha shqipe që flasin shqiptarët çfarë gjuhe ËSHTË?
Ja, këtu ngecën dhe u bënë qesharakë… Sot brezi i ri i shqiptarëve kudo ku janë, tallet me ta.
ll.
Pas hedhjes së Dronit, Shqipëria dhe e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor morën
rëndësinë që duhej të kishin në shekuj për shfaqjen me guxim të historisë së tyre.
Por droni, me flamurin shqiptar dhe me të gjithë etninë shqiptare si atdhe të shqiptarëve në të,
bashkë me portretet e dy figurave historike të lartësuara përanash tij, nuk ishte rastësi por
domosdoshmëri e kësaj kohe që kërkon të vendosë të drejtat e nëpërkëmbura të shqiptarëve, të
shkelura deri me genocid antishqiptar grek dhe serb.
Është e njohur në histori që një akt heroik për ngritjen e dinjitetit kombëtar të një populli, vjen dhe
bëhet hapi i parë i një historie të re kombëtare.
Ja, kjo ndodhi në marsin e vitit 2015… dhe kjo po vazhdon e do të vijojë të zhvillojë konceptin çlirues
dhe plot krenari të Shqipërisë etnike.