Spasovski: Në kohë krize, vendimet në qeveri nuk mund të ndikohen nga politika

Sa i përket uljes së pagës për administratorët që ishte propozim i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev por që u kundërshtua ashpër nga BDI-ja, kryeministri Spasovski me përgjigje se në këtë kohë krize në të cilën ndodhet vendi, qeveria nuk ndikohet nga politika dhe se nuk kanë qenë të shantazhuar nga BDI.

Pyetja kyçe, a mos ju detyroi BDI-ja me diçka që të mos e ulni rrogën në administratën publike pasi BDI që në fillim ishte kundër çdo ulje dhe menjëherë dolën me koment ndaj propozimit të liderit të LSDM-së kur dha propozim për uljen e rrogave në 14 500 denarë. BDI menjëherë tha jo, nuk mundet?

“Do ju them shumë thjeshtë. E para, në këtë krizë dhe në marrjen e vendimeve politika nuk ka rol. Çdokush mund të ketë qëndrime partiake dhe të dalin e të bëjnë politika. Unë thashë, dhe qëndroj në atë se përfitimi nga kjo krizë nuk mund të jetë bazë e funksionimit. Profiti i çdo aspekti, qoftë ekonomik ose politik ose mediatik etj, profiti nuk mund të jetë krizë. E dyta, a na ka shantazhuar BDI me diçka? Jo. Asnjëra nga partitë politike. Jo sepse nuk ka me çka të na shantazhojë….Ne si Qeveri, të gjithë që janë pjesë e Qeverisë jemi përcaktuar se shantazhime, sidomos në momente krize ku secili prej nesh, çdo ditë maksimalisht dhe me përkushtim duhet të punojë dhe t’i ruajmë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, kjo vërtetë duhet të jetë prioritet kryesorë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...