S’punon kush për 12 mijë denarë!

“Puna më e lehtë e një prodhuesi individual të produkteve bujqësore ështq që domatet apo specat ti shesë me shumicë në njërin nga tregjet e vendeve fqinje. Kjo ndoshta është edhe arsyeja e parë se pse këtë viti kemi më pak produkte bujqësore. Arsyeja e dytë është mungesa e punëtorëve kualifikues në industrinë e përpunimit të prodhimeve bujqësore. Askush nga të rinjtë nuk dëshiron të punojë në këtë industri me rrogë minimale prej 12 mijë denarëve”, thotë Lulzim Fejzullai …

Zejnulla VESELI

Shkup, 30 korrik – Shumë kompani nga industria prodhuese vitin e kaluar dhe gjysmëvjetorin e parë të vitit 2018, ka dështuar në realizmin e planeve të tyre prodhuese për shkak se kanë të kufizuar vëllimin e mallrave prodhuesve. Kështu tregon anketa e fundit e realizuar nga Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS), sipas të cilës, mesatarisht subjektet afariste nga industria përpunuese dhe prodhuese deri në fund të muajit qershor të vitit 2018 ka arritur të shfrytëzojnë vetëm 67 për qind të prodhimtarisë, shkruan gazeta KOHA.StrugaLajm

“Ndikim më të madh në kufizimin e kapaciteteve prodhuese ka pasur tek kompanitë që merren me përpunimin e mobileve dhe në industrinë e përpunimit të produkteve bujqësore. Si faktorë kryesor për uljen e kapaciteteve prodhuese është mungesa e fuqisë punëtorë kualifikuese, mungesa e kërkesave të mjaftueshme nga blerësit vendor në treg, si dhe importi jo i mjaftueshëm nga partnerët e huaj”, thuhet në anketën e fundit të ESHS-së të realizuar më punëdhënësit e kompanive prodhuese dhe përpunuese. Lulzim Fejzullai, ekspert bujqësor, është i mendimit se subjektet afariste që merren prodhime bujqësore si target kryesor e kanë eksportin e prodhimeve primare në tregjet e huaja, ndërsa shumë pak punojnë në përpunimin e produkteve sekondare të këtyre prodhimeve.

“Puna më e lehtë e një prodhuesi individual të produkteve bujqësore ështq që domatet apo specat ti shesë me shumicë në njërin nga tregjet e vendeve fqinje. Kjo ndoshta është edhe arsyeja e parë se pse këtë viti kemi më pak produkte bujqësore. Arsyeja e dytë është mungesa e punëtorëve kualifikues në industrinë e përpunimit të prodhimeve bujqësore. Askush nga të rinjtë nuk dëshiron të punojë në këtë industri me rrogë minimale prej 12 mijë denarëve”, thotë për KOHA, Fejzullai. Agronomi Fejzullai gjithashtu shprehet se për të janë të frikshme të dhënat e fundit të ESHS-së ku thuhet se po zvogëlohet numri i popullsisë në Maqedoni.StrugaLajm

“Nga viti 2012, të dhënat statistikore tregojnë se kemi numër të madh të rinjve që ikin jashtë vendit dhe pjesa më e madhe e tyre tanimë kanë gjetur një vend punë dhe aspak nuk mendojnë të kthehen në vendlindje. Pra, Maqedonia tani po ballafaqohen me problemin se nuk ka fuqi punëtore që do të punonin në industrinë prodhuese apo përpunuese”, thotë Fejzullai. Edhe pronarët e subjekteve afariste në industrinë prodhuese dhe përpunuese në anketën e realizuar nga ESHS-ja kanë deklaruar se faktorë kryesor që po bie prodhimtaria viteve të fundit janë jo vetëm mungesa e punëtorëve kualifikues, por edhe e fuqia e thjeshtë punëtore e cila me vite është e papunë, por që nuk paraqiten në konkurset e hapura të këtyre kompanive.

“Problem më i madh i kompanive prodhuese dhe përpunuese në Maqedoni është se ende nuk ka një treg të definuar për prodhimet bujqësore. Pjesa më e madhe janë prodhues individual dhe kërkojnë që sa ma shpejtë prodhimet bujqësore sezonale t’i eksportojnë jashtë vendit. Që të mund në kohë ta bëjnë këtë, ata kanë nevojë edhe për krah pune. Mirëpo, të rinjtë të cilët me vite janë të papunë, aspak nuk duan t’ja dinë se kërkojmë fuqi punëtore kur u themi se rrogën mujore do ta kenë 12 mijë denarë. Ndërsa për punëtorët e kualifikuar as që bëhet fjalë, sepse ata të gjithë ikin dhe shkojnë e punojnë në shtetet e jashtme dhe për tre muaj ata sa qëndrojnë – marrin rrogë sa 1 vit të punojnë në industrinë prodhuese apo përpunuese në Maqedoni”, kanë deklaruar pronarët e kompanive prodhuese në anketën e realizuar nga ESHS-ja. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...