Në Strugë pothuajse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme është respektuar vendimi i SASHK-ut për grevë në sektorin e arsimit.
Sic konfirmon Strugalajm në shkollat e mesme të Strugës mësimdhënësit janë paraqitur në vendet e tyre të punës por kanë respektuar vendimin që ditën e parë të shkollës ta nisin me grevë për të paralajmëruar qeverinë për domosdoshmërinë e rritjes së pagave në arsim.Gjithashtu edhe një pjesë e nxënësve kishin ardhur por pasi panë qëndrimin e mësimdhënësve që ishin në grevë u larguan .(Strugalajm.com)