Stikova: Maqedonia është vendi i gjashtë në botë për nga vd ekshmëria nga covid

“Të qenit vendi i gjashtë në botë për sa i përket vd ekshmërisë nga Covid-19 është diçka që na shqetëson të gjithëve dhe mendoj se tani jemi në të njëjtën situatë si dy vjet më parë”, këtë shqetësim e ka shprehur profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup Elisaveta Stikova, specialiste e mjekësisë së punës.

Ajo në diskutimin e saj publik shkencor të organizuar mbrëmë nga Fondacioni “Kantarot” në Shkup për ballafaqimin me COVID-19 përkujtoi se në Maqedoninë e Veriut ka një vd ekshmëri jashtëzakonisht të lartë spitalore, që është 50 për qind, që do të thotë se çdo i dyti që shkon në spital ka vd ekur.

“Tani është omikroni, nuk kemi shumë gjëra për t’u mburrur sepse përsëri jemi para sfidave të reja”, tha profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup Elisaveta Stikova.StrugaLajm

Sipas saj, Maqedonia është ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, por ajo ka përmendur edhe vendet përreth ku ka pasur efekte të këqija në përballjen me këtë situatë, pasi që kanë munguar protokollet moderne, strikte që do të rregullonin shumë çështje në fushën e përballjes, trajtimit, certifikatave, vaksinimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...